Shqiptarët kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë sot 108-vjetorin e Pavarësisë.

Ky quhet “Nëntori i dytë”, pasi në po të njëjtën datë, 28 nëntor, në vitin 1443 Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtuesit osmanë.

“Shqipërinë ne e duam si Evropa. Edhe fëmijëve duhet t’ua ushqejmë dashurinë për mëmëdhenë”, shprehen qytetarët.

Flamuri nuk ka frikë nga pandemia. Në morinë e njerëzve nuk mungonte tregtari i flamujve, që të kujton personazhin e Ernest Koliqit.

“Festat t’i gëzojë kush mundet, kush është mirë me shëndet dhe mirë psikologjikisht. Festa do dhe xhepin plot, por ne e kemi bosh. Puna sot ka vajtur 0 me bisht. Njerëzit nuk kanë lekë. Virusi është nëpër këmbë. Kam dalë të festoj, të largoj edhe pak stresin nga pandemia”.

Top Channel