Makina me hidrogjen/ Në prag të revolucionit të gjelbër

28/11/2020 13:16

Prodhuesi i makinave me hidrogjen, Riversimple shpreson të fitojë terren kundrejt konkurrentëve të tjerë në kuadër të revolucionit të gjelbër të premtuar të Britanisë së Madhe që do të bëjë që makinat me karburant të ndalohen brenda 10 vitesh.

Ndërsa makinat elektrike mund të jenë disa km më para në garën për makinat me zero emetime, Riversimple po vendos jo pak në lojë në teknologjinë e re me hidrogjen që do të furnizojë makinat e të ardhmes.

Kodrinat e Uellsit janë shtëpia e makinës që shpreson të vihet në krye të revolucionit të gjelbër. Rasa është një makinë me zero emetime që nuk furnizohet nga bateritë elektrike por nga hidrogjeni. E gjatë performancës së saj, ajo nuk do të emetojë asgjë përveç avullit. Sipas menaxherit të Riversimple, makina me hidrogjen ka një avantazh të dukshëm ndaj makinave me bateri.

“Një makinë e distancave të shkurtra mund të jetë e shkëlqyer me bateri. Por nëse duam të përshkojmë distanca të gjata, hidrogjeni është një avantazh”.

Muajt e ardhshëm, Rasa do të hyjë në fazën e testimit me klientë me pagesë. Në qytetin Abergavenny, është miratuar edhe projekti për një pikë furnizimi me hidrogjen. Ai është i vetmi në rajon por furnizimi i mjetit merr vetëm disa minuta, krahasuar me orët që nevojiten për bateritë.

Qeveria britanike ka bërë të ditur se motorët me naftë dhe benzinë do të dalin nga qarkullimi duke nisur nga 2030 dhe ky është tani shansi i makinave m hidrogjen.

Top Channel