Vjenë, hoteli pa klientë/ Kohë pandemie, punonjësit nisin të shesin ëmbëlsira

28/11/2020 13:25

Pandemia e koronavirusit ka detyruar shumë nga hotelet luksoze të Vjenës të mbyllin dyert pa afat, ndërkohë që kufizimet globale të udhëtimeve po mbajnë larg shumë miliona turistë që zakonisht vizitojnë kryeqytetin austriak çdo vit.

Por, hoteli ikonik i qytetit, Sacher është i vendosur të mos i lërë fansat e çokollatës së tij të famshme në botë, pa ëmbëlsirën e preferuar të tyre. Punonjësit e hotelit, shesin Shacher Torte, siç njihet ëmbëlsira e famshme, në një stendë pranë hyrjes së shtëpisë prestigjioze të operas në Vjenë.

“Unë dua ta çoj në Gjermani. Për shkak se nuk mund të udhëtojmë më, tezja dhe xhaxhai im po festojnë përvjetorin e 65 të martesës së tyre. E meqë nuk mund të jem e pranishme atje, po i dërgoj këtë ëmbëlsirë”.

Ëmbëlsira ka një histori të gjatë. Ajo ka filluar të bëhet që në 1832 dhe në 1876, kur edhe u hap hoteli Sacher, ai e përvetësoi atë. Tani, koronavirusi do të jetë pjesë e historisë, një pjesë e vështirë, sfiduese për shoqërinë dhe ekonominë. Por në hotelin Sacher në Vjenë, të gjithë janë optimistë. Krizën do ta kalojmë, madje shpejt….

Top Channel