Dhunë në familje dhe vjedhje/ Fier, bien në pranga 2 të shpallur në kërkim

28/11/2020 09:31

Dy shtetas të shpallur në kërkim janë ndaluar nga policia në Fier.

Bëhet fjalë së pari për Z. B., 44 vjeç, banues në Peqin, Elbasan. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 23.11.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”.

Po kështu në pranga ra edhe S. H., 36 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 25.11.2020, ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel