Koleksioni i flamujve kuqezi/ Shpëtim Sala ruan me fanatizëm flamujt, më i vjetri prej 1904

28/11/2020 15:45

Në emër të flamurit kuq e zi janë zhvilluar shumë beteja.

Është ky simboli ynë kombëtar për të cilin sot sot festojmë. Ne do t’ju sjellim në këtë kronikë disa flamuj të vjetër. Simboli ngelet gjithmonë i njëjtë. Është shqiponja dy krenare e zezë me fushën e kuqe. Pranë meje është një koleksionist shumë i apasionuar, njëkohësisht edhe studiues, Shpëtim Sala.

Kush është objekti më i vjetër që ju keni në shtëpinë tuaj?

“Është një flamur i vitit 1904. Ky është flamuri i Princ Vidit, është në formë trekëndëshe dhe në qendër shkruhet: Rroftë Shqipëria  e Mbretit. Këtu kemi një flamur të Kavajës, të vitit 1920. Këtu kemi një punim me mëndafsh dhe ka disa flamuj brenda. Ky këtu është një flamur i familjes Sala dhe ky ka qenë një flamur që e kemi trashëguar. Ky është një flamur me raportet 1:40 e 1. E ka sjellë Spiridon Ilo në Shqipëri nëpërmjet Bukureshtit. Ky është flamuri i shoqërisë Besa Besë. Ka prodhuar disa por ky është një nga variantet që kanë sjellë në Shqipëri. Mendohet që është flamuri i ngritur në Vlorë, por nuk kemi siguri për këtë”.

A keni një mesazh për të dhënë në këtë ditë?

“Të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të vendosur me përafërsi se cili ka qenë flamuri që u ngrit në Vlorë. Dhe ky është një peng për të gjithë koleksionistët që merremi dhe me historinë e vendit tonë”.

 

 

Top Channel