Ndërron jetë ish trajneri i Partizanit e ekipit Kombëtar në Peshëngritje, Haki Agalliu

27/11/2020 22:23
Haki Agalliu

Ish-peshëngritësi, Haki Agalliu ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 84-vjeçare.

Ai ka qenë peshëngritës dhe trajner i ekipit te Partizanit dhe ekipit Kombëtar në këtë sport që nga vitet 1960.

Agalliu ka kryer edhe detyrën e anëtarit të Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për 8 vjet, nga viti 2004,deri në 2008-ën, gjatë drejtimit të saj nga Presidenti Esat Ademi.

Haki Agalliu është emër i respektuar i peshëngritjes shqiptare ne disa dekada dhe për këtë kontribut, Ademi e propozoi emrin e tij për dekorimin nga Federata Evropiane e Peshëngritjes (EWF), propozim që u miratua në vitin 2008.

Top Channel