Vllaznia drejt privatizimit 100%/ Këshilli bashkiak i hap dritën jeshile, ankandi nis me çmimin 508 milionë lekë të vjetra

28/11/2020 01:02

Me 39 vota pro, Këshilli i Bashkisë Shkodër i hap dritën jeshile privatizimin të Klubit të Futbollit Vllaznia.

Procedura do të jetë në ankand në masën 100 % të aksioneve të Klubit Vllaznia. Këshilli ka qenë dakord për nxjerrjen në shitje të 100 për qind të aksioneve të klubit të futbollit Vllaznia, ndonëse ka pasur edhe këshilltarë që nuk kanë qenë dakord me vlerën prej 508 milionë lekësh të vjetra nga e cila do të nisë ankandi.

Megjithatë këshilltare të tjerë, kanë argumentuar se vlera është e drejte, duke pasur parasysh edhe detyrimet e tjera që blerësi do të marrë përsipër për të paguar. Pas kësaj mbledhje, tashmë do të jetë Bashkia Shkodër që do të nisë procedurat për shitjen me ankand të Klubit të Futbollit Vllaznia.

Top Channel