E martë, 02 Shkurt 2021
18:19
Zbulohen drejtuesit politikë të PD-së në Tiranë, mes tyre Duma, Noka e Bumçi

Ditën e sotme janë publikuar emrat e drejtuesve politikë të PD-së për Tiranën.

18:18
E rrallë në Egjipt/ Zbulohen mumie me gjuhë të artë

Arkeologët kanë zbuluar mumiet 2000-vjeçare me gjuhë të artë të në Egjiptin verior.

18:13
Krujë/ Makina përplas këmbësorin, jashtë rrezikut për jetën

Një 48-vjeçar është përplasur pak më parë nga një makinë e tipit “Golf” në Krujë.

18:12
Florida, vriten dy agjentë të FBI-së dhe plagosen tre të tjerë

Byroja Federale Hetimeve, FBI, ka konfirmuar se dy agjentë saj u vranë dhe tre të tjerë u plagosën mëngjesin e së martës ndërsa zbatonin urdhërin për arrestime për një çështje të shfrytëzimit të fëmijëve në pjesën jugore të Floridës, njoftojnë autoritetet.

18:07
Reshjet e shiut sjellin rrëshqitje dherash në aksin Rubik-Katund i Vjetër

Reshjet intensive që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundi kanë sjellë rrëshqitje dherash e gurësh në aksin rrugor Rubik-Katund i Vjetër.

18:05
Pfizer pret të fitojë 15 miliardë dollarë nga shitja e vaksinës kundër COVID-19

Gjiganti farmaceutik Pfizer, ka thënë se pret 15 miliardë dollarë shitje të vaksinës për koronavirus këtë vit.

17:43
Zbuloni vesin e mbretëreshës Elisabeth, askujt s’do t’ia merrte mendja (Fotot)

Një nga figurat më të shquara në të gjithë botën është mbretëresha Elisabeth e Britanisë së Madhe.

17:41
Një histori me deputetët e inkriminuar/ Çfarë pritet në parlamentin e ri? Flasin ish-kryetarët e KQZ-së

Denar Biba dhe Çlirim Gjata japin komentet në lidhje me ligjin e dekriminalizimit dhe futjen personave me të kaluar kriminale në parlament.

17:37
Rekord infektimesh/ Ministria e Shëndetësisë: 942 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

17:25
Gjakderdhje në stuhi dëbore/ 3 të vdekur nga vrasje-vetëvrasja me armë në Pensilvani (fotot)

Një konflikt për “largimin e dëborës” nga rruga ka lënë dje tre të vdekur në SHBA, në atë që dëshmitarët përshkruanin si vrasje-vetëvrasje me dhjetra të shtëna, pas konfliktit në anë të rrugës.

17:22
Erdogan sulmon komunitetin e LGBTI-së

Presidenti i Turqisë ka sulmuar lëvizjen LGBT-i pas një vale protestash të studentëve.

17:21
Studimi i fundit: Një dozë e vetme e Pfizer nuk mjafton për të mbrojtur moshat mbi 80 vjeç nga varianti i Afrikës së Jugut

Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës Pfizer mund të lërë disa pacientë të moshuar në rrezik për tu infektuar nga varianti i virusit së Afrikës së Jugut, sugjerojnë studimet.

17:11
Emocione të papërshkrueshme!/ Babai fillon të qajë kur merr vogëlushen në krahë (Video)

Videoja e një babai të ri, i cili fillon të qajë kur merr vajzën e tij të porsalindur në krahë ka bërë xhiron e botës.

17:09
LISTA/ Si abuzoi Lulzim Basha me kreditë e buta në Tiranë, ja emrat e ish deputetëve, ish zv.ministrave dhe ish gjyqtarëve që përfituan në vend të familjeve të pastreha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar se nëse vjen në pushtet do të japë kredi të butë për 5 mijë familje, dhe jo 1 mijë siç jepen aktualisht. Por ende në prokurori ndodhet një dosje me abuzimet me listat për kreditë e buta në kohën që Lulzim Basha ishte Kryetar Bashkie.

16:59
1 vit pa dalë nga shtëpia prej frikës nga COVID, 91-vjeçari infektohet gjatë vaksinimit (Fotot)

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Angli, ku një 91-vjeçar kishte një vit që nuk dilte nga shtëpia prej frikës nga COVID-19 dhe e merr virusin ndërsa po vaksinohej.

16:58
Kosovë/ Policia jep detaje për planin operativ lidhur me ditën e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përmes hartimit të urdhrit operativ policor, me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

16:55
Fotografi ‘shkel privatësinë’ e peshkaqenëve duke i xhiruar gjatë seksit (foto të rralla)

Disa pamje të pabesueshme janë publikuar së fundmi të momentit kur një çift peshkaqenësh ‘Majëbardhë’ po shijonin “disa çaste pasioni” në një breg koralor të oqeanit Paqësor.

16:45
Rindërtimi/ Rama e Ahmetaj inspektojnë punimet në Thumanë

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj vizituan Thumanën, një nga zonat më të prekura të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

16:35
Leopardi i zi super-i rrallë shfaqet në rezervatin indian teksa ndjek drerin (fotot)

Një leopard i rrallë i zi është pikasur së fundmi në një rezervat të botës së egër në Indi teksa përpiqej të vriste gjahun e tij, duke u fotografuar nga vetëm 10 metra larg.

16:31
Të shtëna me armë zjarri në Suedi, 5 të plagosur

Të paktën 5 persona u plagosën mbrëmjen e kaluar pas të shtënave në qytetin suedez të Helsingborgut.

16:26
Nipi që akuzohet për përdhunimin e gjyshes, pezullohen nga detyra efektivët që shoqëronin Saimir Meçanin

Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin Saimir Meçani 36 vjeç, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.

16:25
BE reagon ndaj vendimit të Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds, duke kërkuar nga kjo e fundit që të përmbushë angazhimet e saj për integrimin.

16:19
FOTO/ Ja si gëzojnë izraelitët për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit ka shënuar një moment historik, gjë që duket se ka gëzuar jashtë mase izraelitët.

16:19
Portugalia e goditur rëndë nga vala e dytë e COVID

Portugalia renditet si një nga vendet në rrezik për COVID-19 pasi u godit më shumë nga vala e dytë që nga shtatori i vitit 2020, krahasuar me valën e parë në mars-prill të vitit të kaluar.

16:11
Dhënia e titujve të nderit për artistët/ Doçi: Kemi aq shumë tituj nderi sa s’kemi më komb

Shkrimtari dhe autori i këngëve Agim Doçi ironizon mënyrës si po ndahen titujt e nderit në Shqipëri.

16:01
Prapa krahëve ndodh grushti i shtetit/ Gruaja pa e kuptuar performon videon e aerobisë në Mianmar (Foto+video)

Një video e habitshme nga Mianmar është përhapur së fundmi në rrjet, ku grushti i shtetit i kryer dje nga ushtria, është kapur në sfondin e një videoje aerobie.

15:50
Komiteti olimpik, “sherr” në gjykatë/ Debate për ligjshmërinë e mbledhjes së asamblesë së 10 janarit

Situata në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar sa vjen dhe degradon në një garë deklaratash të pavërteta dhe gënjeshtrash e paligjshmërie duke u përplasur në dyert e gjykatës.

15:47
Britani, edhe virusi afrikan/ Në Londër po bëhen testime masive për të izoluar vatrat

Ne Britani ka filluar testimi i 80 mije vetëve per variantin jugoafrikan te koronavirusit, i cili duket se po përhapet ne komunitetet.

15:44
Veliaj për PD-LSI: Sot vajtojnë për rininë, dje i dënuan me “Kristalin” e “Vitrinën”, fëmijët e tyre i shkollojnë jashtë

Sot PD-LSI vajton për rininë dhe bëjnë hartojnë programe për ta, por dje i hodhën në erë, duke i diplomuar te “Kristali” dhe “Vitrina”.

15:43
21 vite pas luftës e pa veten në fotografinë e KFOR-it, Shabani kujton me emocion momentin

Një foto e bërë 21 vite më parë, kur Kosova ishte në luftë është postuar së fundmi nga KFOR.

15:39
Rruga e shkatërruar prej 30 vitesh/ Maliq, banorët e tre fshatrave: Jemi të izoluar

Problemi i rrugës së amortizuar qe lidh 3 fshatra në bashkine e Maliqit ka ngjallur reagimin e 2 mijë banorëve, të cilët kanë protestuar duke kërkuar zgjidhjen e këtij problemi 30 vjecar.

15:35
Reshjet e dendura të shiut/ Lagja ”Erzen” në Shijak rrezikon të përmbytet sërish

Lagja ”Erzen” në Shijak rrezikon të përmbytet sërish.

15:28
Në Brazil shfaqen raste me dy variantet e COVID-19 në të njëjtën kohë

Në atë që besohet të jetë hera e parë në botë, dy persona në Brazil kanë pësuar një infektim të dyfishtë. E thënë ndryshe ata janë bartës të dy llojeve të ndryshme të virusit, në të njëjtën kohë.

15:22
Shiu do të ndalojë/ Parashikohet një mini pranverë në ditët në vijim

Muaji shkurt nisi me reshje që nuk po ndalen, por dita e mërkurë rikthen motin e mirë, dhe 10 ditëshin e parë të shkurtit do të përjetojmë një pranverë të vogël.

15:18
Konsumonin dhe tregtonin drogëra të forta, arrestohen 11 persona

11 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur më lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis.

15:18
Dëmtohen tubacionet e ujësjellësit/ Rrëshqitja e dheut lë pa ujë disa zona në Durrës e Shijak

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe për pasojë dëmtim të tubacioneve kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm të qyteteve të Durrësit, Shijakut dhe zonës së Maminasit. 

15:17
Tokat nën ujë në Lezhë/ 270 hektarë nën ujë, ‘fryhen’ lumenjtë

Pamjet e mësipërme nuk i përkasin ndonjë liqeni por fushave të Torovicës, të cilat prej më shumë se 30 ditësh ndodhen nën pushtetin e ujit. Fermerët e kësaj zonë ankohen se të gjitha të mbjellat e tyre tashmë kanë shkuar dëm.

15:13
Gjykata e Durrësit merr vendimin, pushohen hetimet për çështjen “Veliera”

Gjykata e shkallës së parë Durrës ka vendosur pushimin e hetimeve për çështjen “Veliera”.

15:12
Shqipëria vlerësohet me B plus/ Raporti i S&P: Në vitin 2021 pritet një rritje me 4.5 përqind

“Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimi Standard & Poor’s ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin për Shqipërinë në B+ në perspektivë të qëndrueshme në rishikimi e saj të fundit. Standard & Poor’s pret që ekonomia shqiptare të rritet me 4.5% gjatë vitit 2021.”

15:11
Hiqet taksa mbi kromin/ Mazhoranca rrëzon dekretin e presidentit Meta

Pavarësisht qëndrimit të Presidentit dhe kundërshtimit të deputetëve të opozitës së re, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar sërish ligjin për Taksat Kombëtare të kthyer për rishqyrtim, ku parashikohet heqja e taksës së rentës minerare për 3 vite rresht.

15:10
Mësuesit sërish infektohen/ Në Elbasan janë prekur 71 arsimtarë edhe pse mësimet i japin on line

Edhe pse prej dy muajsh tashme, mësimi ne sistemin parauniversitar në vendin tonë zhvillohet i kombinuar.

15:09
‘Taksa progresive do të rishikohet’/ Kryeministri: Do rishqyrtohet për të ardhurat personale

Kryeministri Edi Rama thotë se ka ardhur koha për ti bërë ndryshime taksës progresive. Këtë deklaratë kryeministri e bëri pasi u pyet se përse shtresa e mesme paguan taksë 23 përqind, më të lartë se pasanikët e vërtetë.

15:04
Të ka rrahur ndonjëherë Sabri Fejzullahu? Ermali përgjigjet para fansave (FOTO)

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu ka vendosur të bëjë bashkëbisedim me ndjekësit e tij duke u kthyer përgjigje në lidhje me pyetjet që kishin për jetën apo karrierën.

15:01
Vaksina nis dhënia e dozës së dytë/ Mjekët e spitaleve covid rikthehen në ‘Air Albania Stadium’

50 mjekë dhe infermierë të dy spitaleve Covid, të cilët kanë aplikuar dozën e parë të vaksinës Pfhizer në 11 janar, kanë aplikuar sot pas 21 ditësh dozën e dytë.

14:54
Vaksina ruse, 91.6% efikase/ The Lancet: E sigurt dhe për moshat e thyera

Vaksina ruse Sputnik V rezulton efikase në masën 91.6% dhe parandalon pothuajse të gjitha vdekjet. Studimi I publikuar në revistën e njohur shkencore the Lancet tregon se vaksina ruse, përtej të gjithë kritikave që e rrethuan në daljen e nxituar të saj sic u konsiderua atëherë, ka efektshmëri të lartë mbi sëmundjen.

14:48
E trishtë/ Para disa ditësh u fut në intubim, babai i Çiljeta Xhilagës humb betejën me koronavirusin

Babai i këngëtares së njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga e ka humbur betejën me koronavirusin. Para disa ditësh, u mësua se babai i Çiljetës ishte infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar tek “Shefqet Ndroqi”.

14:44
BE: Ambasada e Kosovës në Jerusalem, vendim fatkeq

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje të martën për vendimin e Kosovës që të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, qytet të cilin BE-ja e konsideron me status të pazgjidhur.

14:42
​Afrika lehtëson masat antiCOVID

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka lehtësuar disa kufizime të vendosura për shkak të koronavirusit, duke përfshirë heqjen e një ndalimi jopopullor të shitjeve të alkoolit.

14:41
Vajza e ish prokurorit Xhevat Hana do përfaqësojë PS në zgjedhje, në zonën e Rrajcës dhe Prrenjasit

Albana Hana, vajza e ish prokurorit të njohur Xhevat Hana, do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në zonën e Rrajcës dhe të Prrenjasit.  

14:38
Akuzohet se përdhunoi gjyshen 89-vjeçare/ Lihet në burg Sajmir Meçani, mohon akuzat: Nuk e kam bërë…

Përfundon masa arrestit të 36 vjeçarit Sajmir Meçanit që akuzohet për përdhunimin dhe rrahjen e gjyshes së tij 89 vjeçe.

14:36
Është infektuar dy herë/ Adoleshenti britanik ka 10 muaj në koma, por nuk di asgjë për koronavirusin

Britani – Një adoleshent që po del nga koma 10 mujore nuk ka aspak dijeni për pandeminë e koronavirusit, pavarësisht se është infektuar dy herë gjatë trajtimit.

14:34
Kundërshtoi dhe goditi me makinë punonjësin e policisë, pranga 29-vjeçarit në Divjakë

Një 29-vjeçar nga Divjaka u arrestua në flagrancë pasi kundërshtoi për shkak të detyrës dhe goditi me automjet punonjësin e Policisë.

14:31
Mashtrimi i Teas/ Meridiani: Këtë ‘granatë’ e kanë shpërthyer të dy, çdo gjë është e planifikuar!

Meridiani, gjatë një episodi të “Për’puthen Prime” e cilësoi Tean ‘hidhër’ dhe ndjekësit e kritikuan, por pas zbulimit të së vërtetës i kanë kërkuar falje

14:27
“Plan me Bashën ta çonim LSI-në për skrap”, Kryemadhi: Kryeministri turfullon ekraneve, fokusi ynë tek 5 prioritetet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinj të qytetit të Lezhës u është përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë Edi Rama i cili tha se bashkë me Bashën do e çonin LSI-në për skrap, por u tradhtua nga kreu demokrat.

14:18
Japonia zgjat deri më 7 mars gjendjen e jashtëzakonshme kundër COVID-19

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, njoftoi zgjatjen e periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të zbatuar kundër koronavirusi.

14:12
Shqiptarët të zhgënjyer nga Tea, largohen me mijëra ndjekës nga Instagrami i saj

Tea Trifoni, ish-konkurrentja e Për’puthen ka zhgënjyer së tepërmi ndjekësit e saj pas lojës me Beartin.

14:07
Si e ruajti pasionin gjatë karantinës? George Clooney zbulon çfarë i linte Amal poshtë jastëkut

Aktori i njohur George Clooney rrëfeu se si arriti të ruante pasionin e tij për partneren Amal teksa të gjithë ishin të izoluar nga pandemia e koronavirusit.

14:02
Rrëshqitje dheu tek Kodra e Currilave në Durrës, pemët e rëna bllokojnë rrugën

Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë natës, Durrësi po përballet me fenomenin e rrëshqitjes së dherave.

14:01
​Zjarr i madh përfshin qytetin australian, 30 shtëpi tërësisht të djegura

Një zjarr i madh që u ndez jashtë qytetit perëndimor Australian Perth ka detyruar banorët e afërt të evakuohen pasi i njeti u përhap me shpejtësi të madhe edhe përkundër faktit që qyteti ishte në karantinë nga koronavirusi.

14:00
​SHBA kërcënon me sanksione pas grusht shteti në Mianmar

Presidenti i SHBA Joe Biden ka kërcënuar të rivendosë sanksionet ndaj Mianmar pasi ushtria e vendit mori pushtetin atje.

13:53
Andi u shpreh se u detyrua të dalë çift me Tean/ Margaret: 5000 euro vlen morali i tij, kaq lirë e shet veten?!

Konkurentja e “Për’puthen 1” jep mendimin për  treshen Tea-Beart- Andi.

13:44
Kejvina “tërbon” fansat me videon nga palestra (FOTO)

Ajo është një nga modelet seksi, e cila herë pas here “çmend” ndjekësit me postimet e saj në rrjetet sociale. Është fjala për Kejvina Kthellën, e cila nuk e ka problem që të ekspozojë format trupore elegante.

13:43
Tension mes përfaqësuesve të PSD-së dhe policisë së Kosovës, lëndohet një efektiv

Një përleshje mes përfaqësuesve të PSD-së dhe policisë së Kosovës ka ndodhur ditën e sotme në aksionin e Partisë Socialdemokrate.

13:37
Mashtrimi i Teas/ Ana: Pasi u publikuan fotot, i shkruajta Teas, më tha jam mirë, e kam bërë me vetëdije

Ana Lleshi ka treguar në “Shqipëria live” bisedën e fundit me Tean.

13:33
Trafikoi heroinë në të gjithë Europën, arrestohet pronari shqiptar i lokalit në Londër (EMRI)

Pronari shqiptar i një bar kafeneje në Londër, i cili është akuzuar për shpërndarjen e heroinës në Europë si pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të drogës do të ekstradohet për në Itali.

13:32
​Gjenden radarët e Aeroportit të Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dërgesa e cila përmbante pajisje mekanike të radarëve civil të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, të cilat kanë qenë të paketuara, pas hetimeve të zhvilluara, pajisjet në fjalë të cilat kanë qenë të raportuar si të vjedhura ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër, të cilat janë sekuestruar nga njësiti policor.

13:26
Kalimi i aeroportit nga kompania kineze tek ajo shqiptare, Rama: Do ketë udhëtime 25% më të lira

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur kalimin e Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, nga kompania kineze tek ajo shqiptare.

13:23
Rama: Deri në vitin 2030 do keni PS-në në pushtet, me ose pa mua

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë konferencës së sotme me gazetarët është shprehur se ka bindjen që Partia Socialiste do të jetë në pushtet deri në vitin 2030 me apo pa të.

13:14
Dhunoi gjyshen 89-vjeçare, mbërrin në gjykatë nipi, “përplaset” me gazetarët: Më lini rehat…

Ka mbërritur në Gjykatën e Lushnjes Sajmir Mecani, shtetasi i cili akuzohet se ka dhunuar dhe përdhunuar gjyshen 89-vjeçare.

13:06
U kthye me medalje ari nga Vjena, atleti Smajlaj rrëfen eksperiencën: Prisja më shumë, ndikuan rregullat e Covid-19

Atleti Izmir Smajlaj ka marrë pjesë në Mitingun Ndërkombëtar të Vjenës në Salla të Mbyllura ku ai shkëlqeu teksa fitoi medaljen e artë në garën e kërcimit së gjati me 7.90 m.

13:03
Veshjet më të shtrenjta që të famshmit kanë veshur ndonjëherë, çmime marramendëse

Veshjet e bëra me porosi janë përgatitur për të famshmit disa muaj përpara ditës së madhe. Puna e hollësishme e stilistëve çon në kosto të tepruara për këto fustane të krijuara për eventet e veçanta të yjeve.

13:02
“Kryetarët të mbajnë përgjegjësi për kandidatët”/ Rama: Përgjegjësi individuale! Kush e thyen ligjin të përgjigjet

Kryeministri Edi Rama është ndalur tek deklaratat e prezencës së BE dhe SHBA në Shqipëri ku këto të fundit bëjnë thirrje për të mos përfshirë në lista zgjedhore persona që kanë probleme me ligjin.

12:57
Vaksinat ruse dhe kineze/ Rama: Nuk janë gati, ne nuk kemi mbyllur derën! Kemi zgjedhur ato perëndimore se jemi pjesë e familjes…

Kryeministri Edi Rama lidhur me vaksinat kineze dhe ruse kundër covid-19, është shprehur se nuk u janë mbyllur dyert nga Shqipëria por për momentin  ato nuk janë gati.

12:57
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortit, pranga shtetases në Kosovë

Një shtetase është arrestuar në Bresje të Fushë-Kosovës pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortit të saj.

12:53
Do kandidojë në Vlorë e Durrës/ Rama sqaron çfarë ‘borxhi’ i ka Durrësit: Do e kthejmë në motor të fuqishëm të ekonomisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi më parë se do të kandidonte në Vlorë, por la të kuptohej se do të kandidojë edhe në Durrës pasi sipas tij ia ka borxh këtij qyteti.

12:50
Mbërritja e 1170 vaksinave anti-COVID të kompanisë Pfizer, sot injektohet doza e dytë te ‘Air Albania’

Mbrëmjen e djeshme, në Tiranë mbërritën 1170 dozat e para të vaksinës së Pfizer.

12:44
Skandali i Teas dhe Andit/ Ana reagon për herë të parë: Nuk i ka detyruar askush të dalin çift (FOTO)

Një nga çështjet më të diskutuara ditët e fundit është skandali Andi-Tea-Berati. Teksa publiku mendonte se Tea dhe Andi u larguan nga emisioni “Për’puthen” bashk, në fakt e vërteta ishte shumë ndryshe.

12:37
Të miturit e botës së krimit, gjyqtarja Merkaj: Fenomen kompleks! Ndikojnë katër faktorë

Gjyqtarja Tereza Merkaj ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli për të miturit që bëhen pjesë e botës së krimit.

12:32
Veliaj takime te Njësia 5: PS drejt mandatit të tretë për të përfunduar punët e nisura; alternativa e PD-LSI është riciklimi i Saliut

Në një takim të zhvilluar me qytetarët në Njësinë 5, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste është në prag të shkrimit të historisë, sepse shkon e sigurt drejt fitores së mandatit të tretë.

12:29
Rama: Kishim një projekt me Bashën, për të çuar për ‘skrap’ LSI-në

Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencën për gazetarët është shprehur se sëbashku me kreun e PD-së, Lulzim Basha kishin një projekt të përbashkët për të shkrirë LSI-në.

12:27
Çfarë po ndodh në Angli? Dhjetëra britanikë preken nga varianti afrikan

Sekretari i Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hancock, deklaroi se janë identifikuar 105 raste infektimesh me variantin e koronavirusit të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

12:25
Pas largimit nga Për’puthen/ Komenti i Arbrit për Tean

Arbër Aruçi i përgjigjet pyetjeve në “Afterparty-n” e Luana Vjollcës dhe jep mendimin për Tean.

12:13
Mjeku Kita Sallabanda: Nëse nuk vaksinohet Ballkani Perëndimor, Evropa do të ketë pasoja të rënda

Mjeku neurokirurg në Spanjë, Kita Sallabanda ka kritikuar Bashkimi Europian për strategjinë e shpërndarjes së vaksinave duke thënë se do të kenë pasoja të rënda nëse nuk vaksinohet Ballkani Perëndimor.

12:12
Virusi “britanik”, Shqipëria ende nuk ka zbuluar asnjë rast

Vendi ynë është rrethuar nga virusi britanik, një nga mutacionet e Covid 19-tës. Në Kosovë, Mal të zi dhe Greqi janë zbuluar raste të prekurish.

12:04
U kap në makinë me Alket Rizain, 39-vjeçari shqiptar dërgohet në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. “Mëson” gazetarët çfarë të shkruajnë

Ralf Ferruku, 39 vjeçari shqiptar, i cili u arrestua tre ditë më parë në Greqi është dërguar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

12:04
Deklaratat ndaj BE për vaksinat/ Rama: S’kam përgojuar BE! Pse nuk e meritojmë ne që të vaksinohemi?

Rama i është rikthyer edhe një herë, deklaratave të tij për Bashkimin Evropian lidhur me politikën përjashtuese për vaksinimin e Ballkanit kundër covid-19.

12:01
Rama merr dozën e dytë: 10 mijë doza të tjera vijnë në mes të shkurtit

Mbërritja e 1170 dozave të vaksinës anti-covid nga kompania Faizer mbrëmjen e të hënës, i hapi dritën jeshile, paraditen e kësaj të marte nisjes së fazës të dytë e vaksinimit për mjekët. Dozën e dytë të vaksinës e para që e mori ishte shefja e infektivit doktoresha Najada Como pasuar nga kryeministri Edi Rama.

12:01
10 femrat e famshme, me bukuri perfekte sipas shkencës

Ju ndoshta keni vënë re se disa njerëz duken më të bukur se të tjerët. Ekziston një shpjegim shkencor për këtë: gjithçka e bukur në botën tonë i nënshtrohet sundimit të raportit të artë.

11:59
Merkel për vaksinat anticovid: Do të bëhen si ato të gripit, duhet rivaksinim

Nëse vaksinat nuk funksionojnë kundër varianteve të reja të virusit, atëherë duhet ta nisim gjithçka nga fillimi; në mbledhjen me kryetarët e landeve, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh me tone të zymta për pandeminë.

11:52
Programi i PS-së për zgjedhjet/ Rama: Do ndajmë një platformë për Shqipërinë e vitit 2030

I pyetur për programin elektoral të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka thënë se fillimisht qytetarët duhet të krahasojnë fillimisht karakterin e ‘lidership-eve’ dhe karakterin e forcave politike dhe më pas programet.

11:47
Space X dërgon 4 civilë në hapësirë/ Misioni i parë komercial në kozmos

Space X dërgon këtë vit katër civilë në hapësirë, në atë që do të jetë  “misioni i parë komercial në hapësirë”.

11:45
Çeku i bebes/ Veliaj: Ende ka prindër që kërkojnë 50 mijë lekëshin që s’u dha Basha. Shtresa në nevojë për Monën dhe Lulin janë ministrat e deputetët

Nga Njësia 5, në një takim me banorët e zonës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ironizoi deklaratat e opozitës për kreditë e buta dhe çekun e bebes. Ai tha se kur Luli dhe Mona e kishin në dorë qeverinë dhe Bashkinë, nuk bënë asgjë nga këto.

11:43
Manastirliu: Sot doza e dytë e vaksinës për 50 mjekët dhe infermierët e parë, së shpejti nisim vaksinimin edhe për …

“Nga sot do të marrin dozën e dytë mjekët dhe infermierët e parë që kanë bërë vaksinën antiCOVID, ndërsa do të vijohet me vaksinimin e mjekëve dheinfermierëve në vijën e parë. Në javët në vijim do të vijnë fillimisht 10,000 dhe 30,000 doza dhe procesi i vaksinimit do të jetë i kombinuar dhe sapo të vijnë dozat e tjera do të fillojmë edhe me të moshuarit në qendrat e kujdesit rezidencial”.

11:38
“23%, kap rrogën 400 mijë lekë”/ Rama: Taksa e sheshtë favorizon të pasurit! Jemi të hapur për rishikimin e taksës progresive

Kryeministri Edi Rama duke komentuar programin ekonomik të Partisë Demokratike ka thënë se është diçka e dobët. Rama është ndalur tek taksa progresive duke thënë se kjo u ka dhënë mundësi shtesës së mesme dhe asaj të ulët që të fitojnë.

11:36
Gjermani, 861 persona të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani kanë humbur jetën 861 persona si pasojë e koronavirusit.

11:36
Australi/ 10-vjeçarja përjeton makth në gjumë, gjarpri helmues e kafshon në këmbë

Australi – Një vajzë 10-vjeçare nga Alice Springs ka përfunduar në spital pasi u kafshua nga një gjarpër helmues teksa po flinte në krevatin e saj.

11:27
Rindërtimi/ Rama: Strehim cilësor, program punësimi masiv dhe impakt ekonomik i konsiderueshëm

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërimit, Arben Ahmetaj ka mbajtur një konferencë javore me ekonominë në fokus, ku kanë folur rreth rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

11:24
Probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në Durrës dhe Shijak, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë tubacionet

Rrëshqitjet e dherave në Durrës dhe Shijak kanë dëmtuar dy tubacionet e ujit të pijshëm, gjë që mund të shkaktojnë probleme në furnizimin me ujë.

11:23
E rëndë në Tiranë/ 45-vjeçari ngacmon seksualisht të miturin, shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në rrugën “3 Dëshmorët”, në Tiranë.

11:09
Rama flet pas vaksinimit: Pfizer na konfirmoi dje, në shkurt 40 mijë vaksina të tjera

Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat, pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer, ka thënë se kompania amerikane ka konfirmuar furnizimin me vaksina.