LISTA/ Si abuzoi Lulzim Basha me kreditë e buta në Tiranë, ja emrat e ish deputetëve, ish zv.ministrave dhe ish gjyqtarëve që përfituan në vend të familjeve të pastreha

02/02/2021 17:09

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka premtuar se nëse vjen në pushtet do të japë kredi të butë për 5 mijë familje, dhe jo 1 mijë siç jepen aktualisht. Por ende në prokurori ndodhet një dosje me abuzimet me listat për kreditë e buta në kohën që Lulzim Basha ishte Kryetar Bashkie.

Deputetë, ish-zëvendësministra, ish-ministra, ish-shefa kabineti, prokurorë, gjyqtarë, sekretarë të përgjithshëm si dhe familjarë të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike kanë përfituar kredi të buta duke plotësuar dokumente si të pastrehë.

Ndërkohë kredinë e butë për strehim e kanë përfituar shumë zyrtarë të njohur si militantë të ish-mazhorancës, madje dhe vetë Nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo. Ndër emrat e tjerë listohet të jetë edhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, ish-zëvendës ministrja e Jashtme Edit Harxhi, ish-zv.ministrja e Drejtësisë, e Integrimit si dhe një numër i lartë sekretaresh apo drejtues drejtorish të rëndësishme pranë ministrive të kabinetit qeveritar, prokurorë e gjyqtarë.

Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Elvis Cefa, Iva Adem Zajmi, Spiro Ksera, Dorjan Teliti, Roland Bejko, Gjergji Papa, Ardit Çela, kanë përfituar kredinë e butë, ndonëse mund ta meritonin me qindra familje të tjera në nevojë dhe me rrogë shumë herë më të vogël.

Ajo që bie në sy është se në listë kanë qenë dhe gjyqtarë dhe prokurorë të asaj kohe, ndërkohë që janë ngritur mjaft dyshime aso kohe për blerje të sistemit të drejtësisë duke mbyllur mjaft dosje të debatuara si 21 janari, Gërdeci, skandali rrugës Kombit etj. Kredia për funksionarët politikë dhe nëpunësit civilë të administratës së lartë shtetërore është dhënë në vlerën deri në 5 milionë lekë, me interes 4 për qind, për strehim, dhe deri në 2.5 milionë lekë, me interes 4 për qind, për sipërfaqe shtesë banimi. Në listë janë edhe emra gazetarësh dhe opinionistësh të cilët janë në krah të Bashës edhe sot.

Disa nga politikanët dhe gjyqtarët e prokurorët që kanë përfituar kredi të butë:

Endri Nuri Hasa (Drejtori Përgjithshëm i AKSHI,-ish deputet I PD)
Ndue Llesh Paluca (ish deputet PD) Nikoleta Pjeter Paluca
Admir Veledin Drago (Këshilltar i kryeministrit Berisha)
Brikena Fadil Kasmi (ish Zv.ministre e Drejtësisë)
Spiro Foto Ksera (ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale)
Iva Adem Zajmi (ish Zv.ministre e Ministrisë se Brendshme)
Elvis Çezar Çefa ish deputet i PD
Adriatik Bektash Alimadhi deputet opozitës parlamentare
KIeves Simon Bitro (ish-Drejtor kabineti Ministria e Çështjeve Sociale)
Migena Beqir Bakalli (ish-KëshilItare Kryeministrit Berishës)
Gjovalin Mark Prenga (ish-dr marr. me publikun Kryeministri në kohën e Berishës)
Engjellushe Dajko (ish-Dep. Antikorrupsion Kryeministri)
Oerd Eqerem Bylykbashi (ish-deputet I PD)
Eno Bozdo (ish-zv.ministri i METE, ish-nënkryetar Bashkie Tiranës)
Roland Hysen Bejko ( ish-Drejtor i Shkollës së Administratës, ish kryetar i PD së Lazaratit, ish kandidat për deputet)
Endri Bekim Mataj (ish-këshilltar në Kryeministri)
Ivi Spiro Kaso (ish-Këshiltar Kryeministrit Berisha, I deleguar në Kamzë)
Flamur Rasim Kuçi (ish-Zv.ministër i MTKRS)
Visho Lika (ish -zv.ministër i Ministrisë së Inovacionit)
Ardit Petrit Çela (ish-sekretar i marrëdhënieve me publikun LSI, ish këshilltar i LSI në Bashkinë e Tiranës, i deleguar në Berat)
Gjergji Stefan Papa (ish-deputet i PD në Korçë)
Dorjan Teliti (Ish-zv ministër i Financave)
Arben Mehniet Dollapaj (Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Marjeta Muharrem Zaimi (Prokurore, Tiranë)
Julian Jashik Zonja (Prokuror, Tirarë)
Metush Sinan Saraçi (kryetar i gjykatës së Apelit Tiranë)
Aleksander Syrja Muskaj (Gjyqtar në Gjykatën e Lartë )
Apostol Naun Prifti [Prokuror, Tiranë)
Valbona Luigj Vata (Kryeinspektore KLD)
Edit Zefir Harxhi (ish-Zv.ministre e Jashtme)
Behar Ymer Dibra Prokuror, Krimet e Rënda
Elvin Naim Metalla (gjyqtare Apeli Tirarë)
Elvana Tivari ish-Drejtoreshë juridike në KLSH)
Fatmir Hoxha (gjyqtar, Gjykata Kushtetuese)
Dritan Musa Rreshka (Prokuror në Prokurorinë e Tiranës)
Veap Besim Aga (kancelar, Gjykata Dibër)
Agron Isuf Tufa Drejtor në Institutin e Krimeve të komunizmit)
Sami Muhamet Nezaj (Anëtar i KKRTSH)

Top Channel