Akuzohet se përdhunoi gjyshen 89-vjeçare/ Lihet në burg Sajmir Meçani, mohon akuzat: Nuk e kam bërë…

02/02/2021 14:38

Përfundon masa arrestit të 36 vjeçarit Sajmir Meçanit që akuzohet për përdhunimin dhe rrahjen e gjyshes së tij 89 vjeçe.

I akuzuari nuk ka pranuar asnjë nga akuzat , ndërsa gjykata vendosi masën arrest me burg.

Edhe avokati i tij mbrojtës Agim Rredhi kërkoi masë lehtësuese ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje elektronike por as kjo kërkesë nuk u pranua.

“Do më lini rehat. Ikni më lini rehat. S’na lan rehat dhe këta”

“Do ta shikojmë të drejtën ne. Do shikohet kjo. Nuk kam kryer marrëdhënie me gjyshen. Jo gjallë në botë jo. Na lini rehat. Nuk e bëra. Do të shikohet për 5 ditë. Do e shikojnë ata. Do shikohet te gjyqi. Të nesërme shkoi ai. Pse nuk me tha atë ditë ai. Nuk e di. Ai është babai im që i vogël dhe më vuri baba tjetër ai mua. Nuk më donte ai. Ai do t’më shes edhe tokat.”

“Ai edhe plakën time e la. Bëhet xheloz për plakën time. Plaka ime 60-vjeçe. Ai e di që shkon në Greqi. Nuk isha dënuar në Greqi. Kisha apelas se isha pa letra. Nuk e kam dhunuar kushërirën tim. I pastër jam unë. Më lini rehat. Kam 5 fëmijë. Të mos më shikojnë. Jam i martuar. Vijnë pasnesër fëmijët.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel