“Okult” me Alfred Cakon/ Kush fshihet pas vrasjës së Artan Santos? Gazetari Artan Hoxha: Autorët dhe organizatorët nuk jetojnë më Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin Saimir Meçani 36 vjeç, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.
Po për efektivët që e shoqëruan Meçanin njoftohet se janë pezulluar nga detyra me arsyen se kanë lejuar qytetarë e gazetarë të bisedonin dhe ta pyesnin shtetasin e ndaluar brenda automjetit të Policisë.
Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Gjatë paradites së sotme, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Komisariatit Lushnjë ka shoqëruar për masë sigurie në Gjykatë, shtetasin S. M., 36 vjeç, i cili dy ditë më parë dyshohet se ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me gjyshen e tij.
Në përfundim të marrjes së masës së sigurisë, punonjësit e Policisë që ishin të planëzuar me shërbim për shoqërimin e 36-vjeçarit, në kundërshtim me procedurat standarde të punës, duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar qytetarë e gazetarë të bisedonin dhe ta pyesnin shtetasin e ndaluar brenda automjetit të Policisë.
Në lidhje me këtë shkelje, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve T. K., F. G. dhe G. Ç., për shkeljen e kryer.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj këtyre punonjësve, për shkelje të rëndë.
Ndërkohë i akuzuari nuk ka pranuar asnjë nga akuzat , ndërsa gjykata vendosi masën arrest me burg.
Edhe avokati i tij mbrojtës Agim Rredhi kërkoi masë lehtësuese ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje elektronike por as kjo kërkesë nuk u pranua.
“Do më lini rehat. Ikni më lini rehat. S’na lan rehat dhe këta”
“Do ta shikojmë të drejtën ne. Do shikohet kjo. Nuk kam kryer marrëdhënie me gjyshen. Jo gjallë në botë jo. Na lini rehat. Nuk e bëra. Do të shikohet për 5 ditë. Do e shikojnë ata. Do shikohet te gjyqi. Të nesërme shkoi ai. Pse nuk me tha atë ditë ai. Nuk e di. Ai është babai im që i vogël dhe më vuri baba tjetër ai mua. Nuk më donte ai. Ai do t’më shes edhe tokat.”
“Ai edhe plakën time e la. Bëhet xheloz për plakën time. Plaka ime 60-vjeçe. Ai e di që shkon në Greqi. Nuk isha dënuar në Greqi. Kisha apelas se isha pa letra. Nuk e kam dhunuar kushërirën tim. I pastër jam unë. Më lini rehat. Kam 5 fëmijë. Të mos më shikojnë. Jam i martuar. Vijnë pasnesër fëmijët.
Top Channel