Komiteti olimpik, “sherr” në gjykatë/ Debate për ligjshmërinë e mbledhjes së asamblesë së 10 janarit

02/02/2021 15:50

Situata në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar sa vjen dhe degradon në një garë deklaratash të pavërteta dhe gënjeshtrash e paligjshmërie duke u përplasur në dyert e gjykatës.

Më 29 janar u zhvillua seanca e parë gjyqësore për pavlefshmërinë e Asamblesë së fshehtë të 10 janarit, ku u morën një sërë vendimesh të rëndësishme edhe pse për presidentin aktual Viron Bezhani është gjithçka në paligjshmëri, nga zhvillimi i asamblesë dhe deri tek vendimet e marra. Për këtë zv. presidenti dhe organizatori asaj asambleje Vojo Malo i pranishëm në gjykatë pas seancës së parë i ka dërguar federatave këtë shkresë ku sipas saj gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e ish-presidenti Bezhani.

Ndërkohë Top Channel mëson se në shënimin e sekretarisë gjyqësore, për këtë çështje, shkruhet e kundërta dhe nxjer zbuluar të pavërtetën e shkresës së shpërndarë disa federatave. Në të thuhet se është pranuar kërkesa e palës paditëse per saktësimin e objektit te padisë. për këtë priten edhe provat shkresore shtesë, gjë për të cilën është njoftuar edhe pala e paditur. Gjykata më pas do të shqyrtojë gjithçka më 1 mars, për të parë nëse kjo asamble e fshehtë e 10 janarit dhe vendimet e saj janë të ligjshme apo jo.

Paralelisht, ministrja e arsimit dhe sporteve, Znj. Kushi ka nxituar për ta njohur asamblenë dhe vendimet e saj edhe pse gjykata ende nuk është shprehur.

Top Channel