Rruga e shkatërruar prej 30 vitesh/ Maliq, banorët e tre fshatrave: Jemi të izoluar

02/02/2021 15:39

Problemi i rrugës së amortizuar qe lidh 3 fshatra në bashkine e Maliqit ka ngjallur reagimin e 2 mijë banorëve, të cilët kanë protestuar duke kërkuar zgjidhjen e këtij problemi 30 vjecar.

Banorët e fshatrave Kakaç, Shqitas dhe Çaushli tregojnë se rruga është mjaft e amortizuar çka ka sjellë vështirësi jo vetëm për lëvizjet e tyre te përditshme por edhe te mjeteve qe transportojnë nxënësit të cilët vijnë nga fshatrat përreth në shkollën e fshatit Shqitas.

Nga ana tjetër kryeplaku i fshatit Lulëzim Krasta tregon se pervec mungesës se ndërhyrjes rruga ka pësuar amortizim edhe për shkak të dy investimeve ne rrjetin e kanalizimeve te ujërave të zeza dhe ujit te pijshëm.

Probleme me infrastrukturën rrugore ka edhe në fshatra të tjerë kryesisht ato të zonave malore në bashkinë e Maliqit.

Top Channel