Reshjet e shiut sjellin rrëshqitje dherash në aksin Rubik-Katund i Vjetër
02/02/2021 18:07
Reshjet intensive që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundi kanë sjellë rrëshqitje dherash e gurësh në aksin rrugor Rubik-Katund i Vjetër.
Për disa orë u bllokua lëvizja e banorëve të zonës por edhe e vizitorëve pasi Katundi i Vjetër është dhe një zonë turistike. Fadromat po punojnë për zhbllokimin e rrugës.
Top Channel