I pyetur për programin elektoral të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka thënë se fillimisht qytetarët duhet të krahasojnë fillimisht karakterin e ‘lidership-eve’ dhe karakterin e forcave politike dhe më pas programet.

Më tej Rama ka shtuar se PS do të prezantojë një platformë për Shqipërinë e vitit 2030, pasi sipas tij nuk pretendon që të merren në dorë punët në vend por për t’i përfunduar punët e Shqipërisë.

“Qytetarët duhet të ballafaqojnë karakteret njëherë pastaj programet dhe çfarë është bërë dhe kush mund të bëjë më shumë. Por fillo nga karakteri ‘lidership-it’ dhe karakteri i forcës politike. Kështu votojnë. Ne e kemi thënë me kohë që do ndajmë një platformë për Shqipërinë e vitit 2030. Ne nuk mund të flasim thjeshtë për një program elektoral për të marrë punët në dorë. Por për një vizion dhe për ecurinë e punëve. Për të ndarë bindjen tonë që vetëm ne jemi në gjendje për të bërë atë që qytetarët duan. Së shpejti do kemi mundësi ta ndajmë vizionin me qytetarët” ka thënë Rama.

Top Channel