Gjykata e Durrësit merr vendimin, pushohen hetimet për çështjen “Veliera”

02/02/2021 15:13

Gjykata e shkallës së parë Durrës ka vendosur pushimin e hetimeve për çështjen “Veliera”.

Gjyqtari Petraq Çuri ka vendosur pushimin e hetimeve duke i hapur vend vazhdimit të punimeve. Gjashtë muaj më parë, përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan shpalljen e moskompetencës të gjyqtarëve për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Pas vendimit, ambientalisti Sazan Guri i ka bërë thirrje qytetarëve durrsakë të zgjohen nga “gjumi bizantin” duke pretenduar se historia e këtij qyteti po shkatërrohet në çdo formë dhe askush nga institucionet shtetërore nuk po e mbron.

Seancat gjyqësore për çështjen “Veliera” në Durrës u shtynë disa herë nga kërkesa e palëve për të përfituar më shumë kohë për shqyrtimin e vërejtjeve përfundimtare. Pas vendimit të gjykatës administrative, denoncuesit mbetën të pakënaqur duke e cilësuar “të padrejtë”.

Top Channel