Do kandidojë në Vlorë e Durrës/ Rama sqaron çfarë ‘borxhi’ i ka Durrësit: Do e kthejmë në motor të fuqishëm të ekonomisë

02/02/2021 12:53

Kryeministri Edi Rama deklaroi më parë se do të kandidonte në Vlorë, por la të kuptohej se do të kandidojë edhe në Durrës pasi sipas tij ia ka borxh këtij qyteti.

Duke sqaruar deklaratën e tij, Rama ka thënë se borxh Durrësit i ka zhvillimin. Sipas tij Durrësi duhet të bëhet dhe pritet të bëhet një nga motorët më të fuqishëm ekonomik në Shqipëri.

“Durrësi ka shumë potencial. Durrësi ka nevojë për një shtysë të re. Dhe kjo është ajo që i kam borxh. Për të gjithë Shqipërinë. Durrësi ka potencialin për një motor i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Kemi vendosur një bazë të fortë ndryshimi. Ka shumë probleme. Durrësi i përpara 7-8 viteve. Durrësi ka ndryshuar, ti jepet një shtytje shumë e fortë. Nuk flasim më si flisnim më para. 2 miliard dollar. Ndërtimi i portit të Ri standardet do të jenë 100% më të larta. Bashkëngjitur me zonën e re ekonomike. Mos harroni se nuk bëhet fjalë për një transformim fizik apo për një sasi të madhe fondesh. Por një gjenerator punësimi cilësor. Me paga më të larta. Si dhe një gjenerator ekonomik me transaksione që do kryhen që faktikisht do të impaktojnë në mënyrë të madhe. Kjo është ajo që duhet të fokusohemi në 4-8-10 vitet e ardhshme” ka thënë Rama.

Top Channel