Space X dërgon 4 civilë në hapësirë/ Misioni i parë komercial në kozmos

02/02/2021 11:47

Space X dërgon këtë vit katër civilë në hapësirë, në atë që do të jetë  “misioni i parë komercial në hapësirë”.

Anija kozmike do të komandohet nga Jared Isaacman, themeluesi dhe shef ekzekutiv i firmës private të përpunimit të pagesave Shift4 Payments. Biznesmeni, Isaacman tha se ai ka për qëllim të përdorë udhëtimin privat për të mbledhur 200 milionë dollarë për St. Jude Children’s Research Hospital, I cili trajton kancerin dhe sëmundjet pediatrike.

Sipas njoftimit të Space X, ekuipazhi do të niset në orbitën e Tokës diku në tremujorin e katërt të këtij viti nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida. Para se të realizohet misioni, SpaceX do të ofrojë për udhëtarët trajnim prej astronauti. Kur misioni të përfundojë  udhëtimin në hapësirë, atëherë anija kozmike do të hyjë përsëri në atmosferën e Tokës, duke bërë ulje në brigjet e Floridas.

Top Channel