Ju ndoshta keni vënë re se disa njerëz duken më të bukur se të tjerët. Ekziston një shpjegim shkencor për këtë: gjithçka e bukur në botën tonë i nënshtrohet sundimit të raportit të artë.

Ta themi thjesht, gjithçka që konsiderohet e bukur është gjithashtu proporcionale. Dhe fytyrat njerëzore nuk bëjnë përjashtim.

Kirurgu i njohur, Dr. Julian De Silva, me ndihmën e llogaritjeve matematikore, përcaktoi 10 të famshmet më të bukura në botë.

Duhet të gjeni gjatësinë dhe gjerësinë e fytyrës, dhe pastaj të ndani numrin e parë me atë të dytë. Nëse rezultati është 1.62 (numri Phi), fytyra është perfekte.

Duhet të merrni parasysh edhe matje të tjera, si distanca midis pikës së poshtme të mjekrës dhe majës së hundës, distanca midis majës së hundës dhe pikës midis syve dhe distanca midis pikës midis syve dhe vija e flokëve të ballit. Nëse këta 3 numra janë të barabartë, ky person cilësohet si më i bukur.

Gjatësia e veshit duhet të jetë e barabartë me gjatësinë e hundës, ndërsa gjerësia e një syri duhet të jetë e barabartë me hendekun midis syve.

Dr. De Silva listoi për Brighht Side gratë e famshme, fytyrat e të cilave janë afër përsosmërisë.

FOTO GALERI
1/10
Në vendin e 10-të, Cara Delevigne

Top Channel