Të miturit e botës së krimit, gjyqtarja Merkaj: Fenomen kompleks! Ndikojnë katër faktorë

02/02/2021 12:37

Gjyqtarja Tereza Merkaj ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli për të miturit që bëhen pjesë e botës së krimit.

Merkaj u shpreh se vjedhja, dhuna dhe shpërndarja e lëndëve narkotike janë krimet më të zakonshme që kryhen nga të miturit, por nuk mbeten pas edhe vrasjet.

Për këto ngjarje rrëfen katër faktorët kryesorë që ndikojnë, të cilat lidhen me marrëdhënien prind-fëmijë.

Merkaj: Vitet e fundit fatkeqësisht, të miturit përfshihen dhe në krime më të rënda, përfshirë krime seksuale të kryera nga të miturit ndaj të miturve veprat penale të plagosjeve të rënda, madje dhe vrasjet. Është e trishtë të pranosh se kriminaliteti ka qenë në rritje, por mendoj se ka qenë një fenomen shumë kompleks. Kam dëgjuar shpesh që sa i përket rritjes së kriminaliteti, fajësohen prokuroritë e gjykatat. Me një zinxhir me shumë hallka, gjykatat dhe prokuroritë janë e fundit dhe sërish nuk kanë rol vendimtar për shkak të moshës.

Është një fenomen kompleks se janë katër faktorë që ndikojnë: familja, të qenurit e prindërve të pranishëm në jetën e fëmijëve, ushtrimi i autoritetit prindëror dhe pasjes së të miturit të fëmmijës si shok. Unë them me bindje që sot, nisur dhe nga eksperienca, rastet më të shumta kur fëmijët që kanë qenë të ekspozuar ndaj krimit janë fëmijë nga familje me probleme të theksuara sociale.

Top Channel