Tragjike në Barcelonë, po i ikte policisë dhe u përplas me një makinë të ndalur në semafor, humbin jetën dy persona
Australi – Një vajzë 10-vjeçare nga Alice Springs ka përfunduar në spital pasi u kafshua nga një gjarpër helmues teksa po flinte në krevatin e saj.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës dhe tani vajza ndodhet në spital dhe po mbahet në kujdes intensiv. Ajo u kafshua në të dyja këmbët e saj nga gjarpri një metra i gjatë, por aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Rex Neindorf, eksperti i gjarpërinjve që largoi nga shtëpia zvarranikun tha se vajza e vogël ishte me fat që po rikuperohej kaq shpejt.
“Ajo po flinte në në krevat dhe gjarpri hyri brenda. Kur shtriu këmbët, vajza e ndjeu dhe fatkeqësisht mori kafshimin e parë. Kur ajo po lëvizte për të larguar gjarprin, teksa ishte e përgjumur, gjarpri i dha kafshimin e dytë. Ajo është shumë me fat. Familja bëri veprimin e duhur. Ajo ishte një vajzë shumë e guximshme. Kur mbërrita unë, nuk ishte duke qarë”, tha Neindorf për Daily Australia.
Eksperti i gjarpërinjve tha se veprimi i mirë që duhet bërë në rast kafshimi është ruajtja e qetësisë. Gjarpërinjtë “king brown” njihen ndryshe si “mulga” dhe mund të injektojnë një masë të lartë të helmit vetëm me një kafshim.
Top Channel