Kishte konsumuar dyfish më shumë alkool se Nikoll Radaçi, kush është 44-vjeçari i dehur që ecte me shpejtësi marramendëse në lagjet e Durrësit
Kryeministri Edi Rama është ndalur tek deklaratat e prezencës së BE dhe SHBA në Shqipëri ku këto të fundit bëjnë thirrje për të mos përfshirë në lista zgjedhore persona që kanë probleme me ligjin.
Më parë nga ambasadorja Yuri Kim bëri thirrje që kryetarët e Partive të mbajnë përgjegjësi për kandidatët, ndërsa Rama është i një mendimi tjetër, pasi sipas tij, secili duhet të mbajë përgjegjësi për veten.
Rama ka shtuar se kushdo që tenton të mashtrojë duhet të përballet me ligjin.
“Kam shumë respekt për të. Por nuk e kuptoj pse ambasadori Britanik është kaq i interesuar kur vjen puna për zgjedhjet. Është në të drejtën e vet të thotë. Mos ma nxirrni përpara dhe nuk kam nevojë t’më kujtojë detyrën time askush. Janë të gjithë të respektuar. Por unë e di detyrën time karshi ligjit dhe karshi popullit shqiptar. Ligji është i qartë. Kush ka bërë në të shkuarën vepra penale për të cilat është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik. Bazohet në vetë deklarimin e individëve. Nuk e kuptoj pasi kemi zgjedhur një sistem ti kërkohet partive dhe kryetarëve të mbajnë përgjegjësi se pse njëri ka gënjyer. Bota pas 5 vitesh të konsideron të larë. Pra bota thotë se nuk ekziston. Zgjedhja për të jetuar është të ketë të drejtën të gabosh pa u pushkatuar dhe të rehabilitohesh pas këtij gabimi. Kjo e drejtë është shkelur dhe kjo është arsye pse as PS as PD nuk e ka çuar në GJK se nuk ka Gjykatë që e konsideron konfirmon lirive dhe të drejtave. Se u bë sikur jemi në malin Athos. Kërkojë llogari në adresa të gabuara. PS ka qenë e para që kur ka bërë listën e deputetëve kemi kërkuar dëshminë e penaliteteve. Cfarë raporti ka me ligjin. Pas 5 vitesh dëshmia është e bardhë. Pra me këtë ligj ti deklaron se je i pastër dhe kur ke qenë 20 vjeç ke bërë një krim. Por kjo nuk është i lexueshëm. Është nga kanalet e policive. Këtë e bëjnë institucione të tjera. Kush gënjen ikën nga puna dhe nga detyra dhe përballet me ligjin. Nuk ka qenë kurrë qëllimi që të fusim në lista, por nuk ka pasur informacion. Se duhet të jesh idiot që ta bësh këtë gjë. Ka shumë më të mençur por deri këtu jo! Ka ligj ka dhe respekt për ligjin. Kush e thyen duhet të paguaj. Edhe në familje nuk përgjigjet se pse një anëtar iku në rrugë të gabuar por në mënyrën se si reagojnë ata. Kaq e thjeshtë.”
Top Channel