Mbërritja e 1170 vaksinave anti-COVID të kompanisë Pfizer, sot injektohet doza e dytë te ‘Air Albania’

02/02/2021 12:50

Mbrëmjen e djeshme, në Tiranë mbërritën 1170 dozat e para të vaksinës së Pfizer.

Kryeministri Rama dhe shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo dhe të tjerë mjekë që bënë dozën e parë të vaksinës më 11 janar 2021, morën sot dozën e dytë duke përmbyllur kështu ciklin e vaksinimit antiCOVID.

Kryeministri Rama tha se brenda shkurtit do të vijnë edhe 41 mijë vaksinat e tjera, por nuk dha data. Për Kosovën ka një ndryshim plani, pasi nuk i japim dot vaksina, por 50 bluza të bardha të spitalit covid të Prishtinës do të vaksinohen në Shqipëri. Rama tha se do te shikojmë nga vaksina ruse dhe kineze, vetëm nëse ndaj tyre do te hapet Bashkimi Europian.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ndoqi të gjithë procesin e vaksinimit në stadiumin ‘Air Albania” tha se ky proces po vijon mirë dhe se me marrjen e mbi 40 mijë doza brenda shkurtit nga Pfizer do të nis edhe procesi i vaksinimit të moshave të thyera nëpër azile.

Top Channel