Fotografi ‘shkel privatësinë’ e peshkaqenëve duke i xhiruar gjatë seksit (foto të rralla)

02/02/2021 16:55

Disa pamje të pabesueshme janë publikuar së fundmi të momentit kur një çift peshkaqenësh ‘Majëbardhë’ po shijonin “disa çaste pasioni” në një breg koralor të oqeanit Paqësor.

Dy të dashurit ishin përdredhur me njëri-tjetrin me turi në fundin e detit, ku mashkulli shihet që kafshon pendën e femrës teksa fut ‘kapësen’ e tij në kloakën e femrës, siç quhen nga shkenca organet gjenitale të peshkaqenëve.

Ky ritual i kafshimit për të mbajtur në pozicion femrën gjatë procesit të çiftëzimit, është i zakonshëm në disa specie peshkaqenësh.

Fotografi nënujor Ron Watkins, kapi imazhet e mrekullueshme në brigjet e ishullit Cocos në Kosta Rika. Ai tha: “Ishte një ngjarje shumë e rrallë për të dëshmuar. Fotografi të kësaj sjelljeje te peshkaqenët janë dëshmuar nga shumë pak njerëz”.

Emri i tyre “majebardhë” vjen prej njw njolle te bardhe qe keta peshkaqene kane ne maje te bishtit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel