BE reagon ndaj vendimit të Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds

02/02/2021 16:25

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds, duke kërkuar nga kjo e fundit që të përmbushë angazhimet e saj për integrimin.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, në konferencën ditore për media, shprehu keqardhjen e tyre ndaj vendimit të Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds.

“Ky vendim e tërheq Kosovën në një kah tjetër nga ai i BE-së në lidhje me Kudsin”, tha ai.

Ai duke rikujtuar se ambasadat e vendeve të BE-së në Izrael gjenden në Tel Aviv, deklaroi se “BE-ja një kohë të gjatë është duke mbrojtur idenë se statusi i Kudsit duhet të gjendet përmes negociatave të drejtëpërdrejta mes Izraelit dhe Palestinës.”

Stano theksoi se në çështjen Izrael-Palestinë janë nga zgjidhja me dy shtete, duke theksuar se me zgjidhjen që do të gjendet ata e përvetësojnë idenë që Kudsi të jetë kryeqyteti i ardhshëm i të dyja vendeve.

“Për këtë shkak, vendimi i Kosovës është për të ardhur keq. Kosova integrimin me BE-në e ka përcaktuar si një prioritet strategjik dhe pritet që të veprojë me respekt ndaj angazhimeve të saj”, u shpreh Stano.

Më 4 shtator të vitit 2020 Kosova në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington të SHBA-së nënshkroi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë. Përpos kësaj kryeministri tani në detyrë, Avdullah Hoti, kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ku kryeministri izraelit shprehu gatishmërinë e Izraelit për ta njohur Kosovën. Gjithashtu në bisedën Hoti-Netanyahu, kryeministrat  ranë dakord që menjëherë të vendosen marrëdhënie diplomatike mes dyja vendeve.

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe homologu i saj izraelit, Gabriel Ashkenazi më 1 shkurt nënshkruan formalizimin e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve. Ndërkohë Izraeli kishte pranuar kërkesën e Kosovës për të hapur ambasadë në Kuds.

Top Channel