Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në rrugën “3 Dëshmorët”, në Tiranë.

Policia njofton se një 45-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka kryer veprime të turpshme me një shtetas të mitur.

Policia është në kërkim dhe po punohet për kapjen e 45-vjeçarit, shtetasit me inicialet S. K., 45 vjeç.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Më datë 01.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S. K., 45 vjeç, sepse në rrugën “3 Dëshmorët”,  ka kryer veprime të turpshme me një shtetas të mitur.

Top Channel