Tokat nën ujë në Lezhë/ 270 hektarë nën ujë, ‘fryhen’ lumenjtë
02/02/2021 15:17
Pamjet e mësipërme nuk i përkasin ndonjë liqeni por fushave të Torovicës, të cilat prej më shumë se 30 ditësh ndodhen nën pushtetin e ujit. Fermerët e kësaj zonë ankohen se të gjitha të mbjellat e tyre tashmë kanë shkuar dëm.
Banorët bëjnë me dije se fushat e Torovicës përmbyten shumë shpesh ndaj dhe dëmet janë shumë të mëdha duke qenë se pjesa më e madhe e banorëve merren me bujqësinë.
Kanalet duhet hapur”, kjo është kërkesa e të gjithëve në të kundërt fushat e Torovicës nga ata me rëndimet më të larta në bujqësi do të kthehen në këneta, duke dëmtuar qindra fermerë.
Top Channel