Ditën e sotme është hapur pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në vendin e quajtur Tatoi, në periferi të kryeqytetit grek. Flakët kanë përfshirë një masiv pyjor dhe po përhapen me shpejtësi.
Për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve do të ketë një fazë të dytë aplikimi online përmes portalit e-albania. Ministria e arsimit njoftoi se regjistrimi për në klasë të parë dhe të dhjetë do të kryhet edhe përgjatë periudhës 15 gusht deri në 30 korrik.
Simone Biles garoi më në fund në një finale gjimnastike në :Lojërat olimpike të Tokios. gjimnastja amerikane që pati një betejë me shëndetin e saj mendor, mori pjesë në finalen e ushtrimeve në traun e ekuilibrit për femra ku arriti të marrë medalje, atë të bronztë, ndërkohë që kampione olimpike u shpall adoleshentja kineze Guan Chenchen. Kjo finale ishte gara e parë e Biles në Tokyo 2020, pas tërheqjeve të saj javën e kaluar nga të gjitha finalet e tjera të mëparshme
Ne stinën e thatë të verës vaditja mbetet një prej problemeve kryesore të fshatrave. Rënia e nivelit të ujit në depon e fshatit Drenovë ka bërë që banorët të furnizohen me më pak ujë të pijshëm.
Pika e përbashkët kufitare mes vendit tonë dhe Malit të Zi në Grabom të Malësisë së Madhe është hapur ditën e sotme në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur.
Zjarret kanë përfshirë edhe majën e Majën e Cukalit, në njësinë administrative të Shllakut në Vaun e Dejes ku po përhapet me ritme të shpejta.
“Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s në rishikimin e saj të fundit ka konfirmuar për Shqipërinë vlerësimin aktual në ‘B+’ dhe me perspektivë të qëndrueshme ekonomike. Në parashikimet e saj agjencia është optimiste për rimëkëmbjen e ekonomisë e cila sipas saj do të rritet me 5% këtë vit.”
Në Forumin Rajonal të Shkupit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut firmosën tre marrëveshje.
Ilir Meta ka goditur një ndër pikat e nismës “Open Ballkan“ që parashikon lehtësimin e tregut te punës me vendet e rajonit. Në vazhdën e luftës së tij me dekrete, Presidenti i ktheu për rishqyrtim Parlamentit ligjin për të huaj, i cili lehtësonte procedurat për lejet e qëndrimit për shtetasit jo shqiptare që dëshirojnë të punojnë në vendin tone.
Tonelata mbeturina që nga ato plastike dhe deri te mbetjet spitalore janë përhapur në vijën bregdetare në plazhin e Vilbashtovës.
Situata dramatike e zjarreve dje në Gjirokastër ka lënë pas hapësira të gjera të shkrumbuara në Lunxhëri ku u kërcënuan seriozisht edhe fshatrat Qestorat, Paleokastër ndërsa zjarri arriti shumë pranë zonës së fshatrave të sipërm të Lunxhërisë.
Gjithë natën vijuan zjarret në Karaburun dhe sot në mëngjes në ditën e tetë, flakët po përparojnë me shpejtësi drejt Llogorasë dhe zonave të banuara në Dukat.
Një infermiere u pezullua nga puna sepse refuzon të vaksinohet kundër Covid, dhe këtë vendim ajo e çoi në gjykatë, por gjyqtari e hodhi poshtë kërkesën e saj, dhe e e gjykoi masën e dhënë ndaj saj si “adekuate dhe proporcionale”.
Zjarret pyjore në lindje të Rusisë vazhdojnë duke u rritur dhe kanë tejkaluar një sipërfaqe totale prej 1 milion hektarësh.
Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Sarandës, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një mjet lundrues jaht të ankoruar në portin e Sarandës.
Të martën, 3 gusht, presidenti i ardhshëm i regjimit iranian do të marrë detyrën. Por, përurimi zyrtar i Ebrahim Raisi si president është çdo gjë, përvecse normale. Faktikisht është më tepër një pikë e rëndësishme përuruese që, sipas të gjitha gjasave, shënon fillimin e fundit të një regjimi brutal.
Ditën e djeshme në qytetin qendror të Kinës, Wuhan 7 punëtorë emigranë kanë rezultuar poztivë me COVID-19.
Një operacion i përbashkët i Gardës Civile, Policisë Kombëtare dhe Policisë Gjyqësore të Portugalisë ka urdhëruar arrestimin e tre personave me kombësi spanjolle në qytetin portugez të Vila-real si autorë të dyshuar të trafikut të drogës.
Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Qelim Ismailaj, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në vendin e quajtur Tatoi, në periferi të Athinës.
Aleanca e NATO-s dënoi të martën (3 gusht) sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar ndaj një cisterne të operuar nga Izraeli në Gjirin e Omanit. NATO-ja i bëri thirrje Iranit të respektojë rregullat ndërkombëtare të transportit. Edhe Bashkimi Evropian dënoi sulmin duke e quajtur si “të papranueshëm”. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Izraeli […]
Një tjetër krim makabër ka tronditur Greqinë mëngjesin e ditës së sotme. Burri ka vrarë gruan brenda një taverne që ishte në pronësinë e vëllait të viktimës.
Punë, punë dhe vetëm punë. Mes palestrës, pishinës, ushtrimeve me fizioterapistin.
Një 26-vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Fierit, pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht babanë e tij.
Një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi duke punuar në soletë ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.
Një skandal i madh mafio-politik po trondit Serbinë. Lidhjet e krimit të organizuar me gjasë arrijnë deri në krye të qeverisë serbe në Beograd.
Burrat do të tejkalojnë në mënyrë drastike gratë brenda pak dekadave për shkak të “preferencave kulturore ” për djemtë dhe përzgjedhjes së gjinisë para lindjes, ka zbuluar një studim.
Shtetasi Abdyl Çanga, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg për posdemi të lëndëve narkotike, është vënë nën prangat e policisë.
Edhe pse nënë e katër fëmijëve, Kim Kardashian vijon të mbetet në super formë.
Johnny Depp arriti një fitore në betejën e tij gjyqësore kundër ish-gruas Amber Heard, i cili do të detyrojë një organizatë bamirëse të zbulojë nëse aktorja i përmbushi premtimet e saj për të dhuruar marrëveshjen e divorcit prej shtatë milionë dollarësh.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi njofton se portali “e-Albania” do të rihapet mes datave 15-30 gusht për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta.
Zjarri që ka përfshirë shumë zona në jug të vendit nuk ka lënë pa prekur edhe pyllin e Poros, në Vlorë.
Të gjithë ata prindër që kanë merak për të gjetur një çerdhe apo një kopsht për fëmijët e tyre, do të marrin një zgjidhje, pasi Bashkia e Tiranës ka gati projektin, i cili synon ngritjen e tyre pranë bizneseve apo kompanive.
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë.
Afrimi i vitit shkollor dhe mungesa e infrastrukturës shkollore dhe gjendja e rrugës së fshatit është kthyer në një problem të madh për banorë të Kryevidhit në bashkinë e Rrogozhinës.
Turqia po përjeton zjarret më të këqija në të paktën një dekadë, tregojnë të dhënat zyrtare, me gati 95,000 hektarë të djegur deri më tani, krahasuar me një mesatare prej 13,516 hektarësh në vitet midis 2008 dhe 2020.
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim të dy të pandehurve Fatos Lulo, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe Bashkim Dedja, ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Kamera termike e Observatorit Kombëtar te Athinës regjistron gjurmën e valës së paparë të nxehtësisë.
Në ditën e tetë të zjarrit në Karaburun situata vijon të jetë problematike dhe shumë e rrezikshme për banorët e fshatit Dukat i Ri, të cilët kanë banesat e tyre afër vatrave të zjarreve.
Një aktivist bjellorus që ishte shpallur i zhdukur u gjet i vdekur. Policia ukrainase tha ka filluar hetimet për vrasjen e Vital Shyshou.
Një infermiere 34-vjeçare Aida Perdoda nga qyteti i Lezhës është ndarë nga jeta në muajin e shtatë të shtatzënisë si pasojë e një arresti kardiak.
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një prononcim për gazetarët nga fshati Dukat i Ri ka thënë se situata në këtë zonë edhe më me rrezik se në vene të tjera, ndërsa theksoi se operacioni i shuarjes së flakëve do të vijojë.
Autoritetet në qytetin kinez të Wuhan atje ku e ka origjinën koronavirusi do të fillojnë të testojnë të gjithë popullsinë pasi disa raste të reja u zbuluan atje.
Punëdhënësit në SHBA po humbasin gjithnjë e më shumë durimin me punonjësit e pavaksinuar.
Ndërkohë vatrat e zjarrit që kanë pushtuar jugun e vendit janë duke u përhapur me shpejtësi.
Është ndërprerë operacioni i shuarjes së zjarrit në fshatin Dukat i Ri për shkak të erës së fortë që po fryn në veriperëndim.
Policia ka goditur një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Lam të Madh ku janë gjetur disa fidanë kanabis.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për të huajt”.
Dy persona në Lezhë kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
Nga Raimond Cimbi
Kur në 21 Shkurt 2019 Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dorëzuan pranë Kryesisë së Kuvendit mandatet e deputetëve respektivë, me ndjenjën e një “fitoreje” tashmë të paracaktuar, nuk jua kish marrë mendja kurrë se do të ktheheshin në Parlament pas 2 vjet e gjysëm, me statusin e “Humbësit të Madh”. PD e “fitoi” këtë status pasi nuk arriti të fitonte as pas 8 vitesh opozitë, duke thyer rekordin në zgjedhjet e periudhës post komuniste, ndërsa LSI pasi humbja është dramatikisht e pakrahasueshme me atë të vitit 2017.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut në Agioi Anargyroi, Greqi. Djali ka therur me thikën e kuzhinës babain e tij 89-vjeçar, ndërsa ky i fundit ishte duke fjetur. Ai e ka goditur disa herë në gjoks dhe duar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
3 të rinj 17 vjeçarë janë vënë në pranga pasi akuzohen se i kanë vjedhur çantën një turisti.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e 16 të tjerëve është shënuar ditën e djeshme në Antalia të Turqisë.
Një 52-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit është arrestuar në Kukës. Mbi të arrestuarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshme të kufijve”.
Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili është kapur në pikën kufitare Morinë duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, kundrejt fitimit.
Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga një 31-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi janë konstatuar duke kultivuar lëndë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vlerësuar mikpritjen që i është bërë në Tokio delegacionit Olimpik shqiptar, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Tokyo2020.
Një 27 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se është autor i plagosjes së një 16-vjeçari.
Situata e zjarreve në Vlorë vijon të jetë problematike dhe shumë e rrezikshme për banorët e fshatit Dukat i Ri, të cilët kanë banesat e tyre afër vatrave të zjarreve.
Një 50-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët e duarve.
Një 19-vjeçar në qytetin e Durrësit është arrestuar nga policia pasi akuzohet për 8 vjedhje të ndodhura gjatë muajve qershor-korrik.
Denis Kapedani, 37-vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
Situata me zjarret në të gjithë vendin mbetet shqetësuese. Qarku më problematik paraqitet Vlora ku prej gati një jave vatrat e ndizen nuk kanë të ndaluar.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kolumbi tejkaloi 121.000, me 218 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit.
Ndërsa në të gjithë territorin vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, policia e Kuçovës është proceduar penalisht kryetari i fshatit Mëndrakë, specialisti dhe inspektori i Shërbimit Pyjor, për shpërdorim detyre.
Një aksident është shënuar këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Është sulmuar prej të afërmve të viktimës Anisa Shehu, bashkëshorti vrasës, Florand Shehu. Ngjarja ndodhi paraditen e së martës, në kohën që vrasësi u dërgua në gjykatë për masën e sigurisë, nën akuzat e vrasjes me paramendim dhe përdorimin e armëve të ftohta.
SHBA po lufton 91 zjarre të mëdha aktive në pjesën perëndimore të vendit, zjarre të cilat sipas Qendrën Kombëtare të Zjarrit, tashmë kanë djegur mbi 1.8 milionë hektarë tokë.
Gjatë vizitës së tij në Sllovaki, muajin e ardhshëm, Papa Françesku planifikon të takojë komunitetin rom.
Policia ukrainase tha më 3 gusht se kanë filluar hetimet për vrasje të dyshuar pasi e gjetën të vdekur aktivistin bjellorus, Vital Shyshou.
Komisioni gjerman i vaksinimit Stiko nuk rekomandon vaksinimet kundër Coronës për fëmijët. Por politikanët duan të ofrojnë vaksinime edhe për fëmijët prej moshës 12 vjeç.
Senati amerikan do të përpiqet të përfundojë punën këtë javë mbi një paketë prej 1 trilion dollarësh për investime në infrastrukturë, që do të sillte përmirësime të shumëpritura për rrugët, urat dhe sistemet e transportit masiv dhe do t’i jepte një fitore të rrallë dypartiake Presidentit Joe Biden.
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se Uashingtoni i kishte kërkuar 24 diplomatëve rusë të largohen nga vendi deri më 3 shtator pasi skadojnë vizat e tyre.
Femrat janë më të interesuara për të punuar në administratën publike. Interesi për të qenë pranë administratës është vërejtur historikisht në tregun e përgjithshëm të punës nga të dyja gjinitë, madje në disa raste është kritikuar edhe nga vetë qeveria si tendencë.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.
Punëdhënësit po humbin gjithnjë e më shumë durimin me punonjësit e pavaksinuar. Një numër në rritje biznesesh po kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen kundër COVID-19, të alarmuar nga rritja e variantit Delta që është më ngjitës dhe të indinjuar që normat e vaksinimit në SHBA janë ulur.
Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.
Nëse mendoni se i keni dëgjuar të gjitha rreth dietave, iu zbulojmë trendin e dietës me kastravec. Kjo mënyrë për humbjen e shpejtë të peshës përfshin konsumin e një sasie të madhe të kastravecëve, gjatë një periudhe dy javore. Kastraveci është i pasur në vitaminë C, magnez dhe kalium, përmban pak kalori, shumë ujë dhe ka disa gramë fibra.
Nëse pini cigare, me siguri jeni të vetëdijshëm për ndikimet që mund të ketë cigarja tek zemra, mushkëritë dhe tek truri. Por pirja e cigares nuk krijon probleme vetëm brenda – ajo gjithashtu dëmton pamjen e jashtme.
Hipertiroidizmi është një çrregullim që nxit tiroiden të prodhojë sasi të tepërta hormonesh në organizëm. Tiroidja është një gjendër në formën e fluturës që prodhon hormonet e njohura si T3 dhe T4. Këto hormone rregullojnë përdorimin e energjisë në organizëm, ruajnë ekuilibrat e temperaturës dhe ndihmojnë funksionimin e organeve.
Informacionet për vlerat shëndetësore të mjaltit dhe kosit janë të panumërta. Por kombinimi i të dyjave së bashku është shembull i besimit se bashkimi bën fuqinë.
Në kuadër të mekanizmit COVAX, shteti i Belgjikës do të ndihmojë me 225 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit Kosovën, Armeninë dhe Gjeorgjinë. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet belge, të cilat kujtojnë se fillimisht, 168.000 doza të vaksinave AstraZeneca do të dërgohen në Ukrainë.
Më shumë se 60 milionë raste COVID-19 janë regjistruar në Evropë që nga fillimi i epidemisë, duke zënë rreth 30 për qind të të gjitha rasteve të njohura në botë, treguan të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbueshëm që ranë në provincën Henan të Kinës ka shkuar në 302, njoftojnë mediat lokale.
Si shumë vende të tjera të botës edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar disa vatra të mëdha zjarri të cilat të ndihmuar nga temperaturat e larta, thatësira dhe era kanë dalë jashtë kontrollit.
Përhapja e variantit Delta të Covid-19 i cili është më ngjitës se variantet e tjera ka ngritur alarmin në Kinë pasi numri i rasteve të transmetuara lokalisht ka shënuar rritje.
Sipas “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës së COVID-19.
Një zjarr përfshiu Kalanë e Beratit mbrëmjen e së hënës. Zjarri ra në kurorën me pisha, disa metra poshtë Tabes së Kalasë.
Pas pak ditësh Kaio Jorge do të marrë një avionin për të fluturuar drejt Italisë dhe për të filluar aventurën e re në radhët e Juventusit. 19-vjeçari brazilian, që konsiderohet një nga talentet e mëdha të futbollit të vendit “karioka”, po kërkon mënyra të ndryshme për t’u prezantuar me shokët e skuadrës së tij të ardhshme.
Rey Manaj është mund të konsiderohet zbulimi i madh i Barcelonës gjatë fazës përgatitore. Autor i katër golave në ndeshjet miqësore, futbollisti i Kombëtares Shqiptare ka shfrytëzuar më së miri mundësinë që iu dhanë për t’u stërvitur në ekipin e parë të “blaugranave”, por nuk dëshiron të nxitojë për të ndryshuar klub, edhe pse për të ofertat nuk kanë munguar.
Komiteti i Mbrojtjes Civile diskutoi për situatën e krijuar ditët e fundit nga zjarret në disa zona të vendit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e vlerësoi serioze gjendjen në gadishullin e Karaburunit, ku vatra ka marrë përmasa të rrezikshme, ndihmuar edhe nga era, e cila ndikon në përhapjen e flakëve.
Miralem Pjanic mbetet në qendër të zërave të merkatos së verës për një kthim të mundshëm në Serinë A. Pavarësisht informacioneve të fundit për interesimin e Interit, mesfushori boshnjak është më pranë marrëveshjes për t’u ribashkuar me Juventusin. Jo rastësisht nga Spanja flitet për një takim të orëve të ardhshme mes menaxherit të lojtarit, Fali Ramadani, dhe drejtorit sportive të “Zonjës së Vjetër” Cherubini.
Shtetet e Bashkuara u kurorëzuan për herë të shtatë në Kupën e Artë, kompeticionin më të rëndësishëm për sa i përket Federatës së CONCACAF-it, në rang përfaqësuesesh. Vendasit ia dolën në këtë mënyrë për të fituar edicionin e 16-të të këtij aktiviteti në shtëpi, duke mposhtur në finalen e madhe Meksikën, rivalen e tyre të përjetshme në këtë kompeticion.
Armando Sadiku u prezantua para mediave si sulmuesi më i ri i Las Palmas në Segunda Division duke nisur zyrtarisht aventurën me klubin nga Ishujt Kanarie. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re në Spanjë, aty ku më parë ka luajtur me Levanten dhe Malagan.
Pamjet nga sateliti tregojnë hapësirën gjigante të shkatërruar nga zjarret në Turqi.
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë.
Giorgio Chiellini do të vazhdojë aventurën e tij me Juventusi.
Mundësi turk Rıza Kayaalp fitoi medaljen e bronztë në stilin greko-romak për meshkuj deri në 130 kilogram në Lojërat Olimpike Tokio 2020.