Fifi rrëmben edhe vëmendjen e Edi Ramës, ja me çfarë e nis ditën kryeministri

30/11/2021 10:32

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën duke publikuar disa pamje përrallore nga lugina e Valbonës, e cila është mbulur nga bora.

Por ajo që ka bërë përshtypje në postimin e Edi Ramës në instagram, është kënga shoqëruese e videos.

Kënga që mori gjithë vëmendjen në rrjet pas daljes së këngëtares Filloreta Raçi nga BBV, mesa duket i ka pëlqyer dhe kryeministrit Edi Rama, i cili ka postuar një reels në Instagram me të në sfond.

“Valbona Magjike”-shkruan ai, ku kënga i shton efektin pamjeve magjepsëse.

 

Top Channel