Siç dihet “Vëllai i Madh” preferon që t’i vendosë banorët përballë sfidave të ndryshme.

Sot ata do të duhet t’ju përgjigjen disa pyetjeve pikante ose në të kundërt do të duhet të pijnë.

Pas Ilirit dhe Arjolës çifti i rradhës që egzekutoi këtë lojë ishte Beniada dhe Meridiani.

Një nga momentet më të rëndësishme të sfidës së tyre ishte edhe pyetja që lidhej me zhgënjimet e përjetuara nga loja e ndonjë prej ish-banorëve.

Meridiani zgjidhi Fifin si një ish-banoret, ndërprerja e lojës të së cilën i ka lënë shijen e tradhëtisë dhe lënies në baltë.

“Nuk dua të them zhgënjim, por gjithësesi një lloj tradhëtie edhe ishte. Ne vendosëm që së bashku të shkonim deri në finale dhe largimi i saj më la në baltë”,- tha ai.

Top Channel