E hënë, 02 Gusht 2021
22:49
Zjarret shkatërrojnë hapësira të mëdha/ Pamjet e Turqisë nga sateliti

Pamjet nga sateliti tregojnë hapësirën gjigante të shkatërruar  nga zjarret në Turqi.

22:49
VV thirrje anëtarësisë nga komunitetet jo shumicë: Kandidoni për zgjedhjet e 17 tetorit

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë.

22:44
Arrihet marrëveshja Chiellini te Juve deri në vitin 2023!

Giorgio Chiellini do të vazhdojë aventurën e tij me Juventusi.

22:41
“Tokio 2020″/ Mundësi turk fiton medaljen e bronztë në 130 kg

Mundësi turk Rıza Kayaalp fitoi medaljen e bronztë në stilin greko-romak për meshkuj deri në 130 kilogram në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

22:30
Emri/ Dënohet me 7 muaj burg shqiptari që u kap në fermë kanabisi: Më kërcënuan…

Një 26-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 muaj paraburgim në Britaninë e Madhe pasi punoi për tre javë në një fermë kanabisi në Hartlepool.

22:11
10 vatra zjarri aktive në Kosovë/ Peja zona më e goditur

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj tha se deri në orën 16:00 aktive kanë qenë 10 vatra zjarri në Kosovë.

22:06
Arrihet akordi, Messi rinovon për 5 vite me Barçën, pritet vetëm zyrtarizimi!

Lionel Messi ende nuk dalë në stërvitje me Barcelonën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, por rinovimi i kontratës së yllit argjentinas me klubin blaugrana është vetëm çështje ditësh.

21:58
Zjarrfikësit italianë luftojnë me flakët në Sicili dhe Bregun Adriatik

Zjarrfikësit në Itali po luftojnë me zjarret pasi flakët arritën në qytetin e Catania.

21:56
Sulmi ndaj çisternës, Britania e Madhe thërret ambasadorin iranian

Britania e Madhe ka thirrur ambasadorin e Iranit për sulmin e javës së kaluar në një cisternë nafte në brigjet e Omanit, në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit – një britanik dhe një rumun.

21:51
Zjarr në kurorën me pisha pranë Kalasë së Beratit

Zjarri ka përfshirë kurorën me pisha, disa metra poshtë tabes së Kalasë të Beratit ditën e sotme.

21:50
“Makth” në Turqi/ Turistët dhe banorët lënë gjithçka pas, marrin skafet dhe largohen nga zjarri (VIDEO)

Flakët kanë pushtuar provincat e Turqisë duke shkaktuar panik tek banorët dhe tek pushuesit e huaj.

21:27
Shkoi të peshkonte me gjenerator, kush është 62-vjeçari që vdiq në Bulqizë (Emri+Foto)

Një 62-vjeçar është dërguar pa shenja jete pranë spitalit të Bulqizës.

21:20
Tiranë/ Plagoset me thikë 15-vjeçari, autori ia mbath

Një 15-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë.

21:07
Zjarrvëniet e qëllimshme nuk ndalen, Lunxhëria nën pushtetin e flakëve (Shihni pamjet)

Që prej pasdites së sotme, një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Lunxherisë në Gjirokastër që vijon të jetë aktive.  

21:06
COVID në Itali/ 3,190 të infektuar dhe 20 humbje jete në 24 orët e fundit

3,190 raste të reja me koronavirus nga 83,223 teste të kryera janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali.

20:52
Situata e zjarreve në vend, Meta: E patolerueshme që strukturat shfaqen vetëm me mjete rrethanore

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e zjarreve në vend mbrëmjen e sotme.

20:47
Atletico bashkohet në garën për Martinez

Skuadra nga La Liga spanjolle po planifikon që të rivalizojë Arsenalin në garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Interit Lautaro Martinez, raporton “Tuttosport”.

20:45
Vitrina e librit/ Histori shpirtrash – Laura Fredenthaler

“Ana qe dashuria e jetës së tij, por ajo e braktisi, ishte ende e re. Pas filmit Ana u ul të pinte një kafe në barin e hollit të kinemasë dhe turma solli me vete pranë saj Tomasin. Ti je dashuria e jetës sime”.

20:42
Vitrina e librit/ Shtegu i kripës – Raynor Winn

Vetëm pak ditë pasi Rejnor Win mësoi se Mothi, burri i saj që prej tridhjetë e dy vjetësh, ishte përfundimisht i sëmurë, ata humbën shtëpinë dhe gjithçka që kishin.

20:40
Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Nga muaji shtator Gjermania do të ofrojë dozë shtesë të vaksinës kundër COVID-19 tha Ministria e Shëndetësisë të hënën (2 gusht), pas shqetësimeve që ka shkaktuar përhapja e variantit Delta të koronavirusit.

20:39
Transgjinori futet në histori, por dështon në Tokyo 2020!

Pas polemikave të shumta që u krijuan për pjesëmarrjen e tij Laurel Hubbard u fut në historinë e Olimpiadave, pasi është i pari transgjinor që garon.

20:04
Teuta godet në merkato, merr një sulmues holandez dhe Pano Qirkon!

Teuta godet sërish në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me sulmuesin holandez Arsenio Valpoort kalimi i të cilit te durrsakët është vetëm çështje ditësh pasi marrëveshja është mbyllur.

19:50
Kushtetuesja shtyn vendimin e Metës/ Në shtator dhe tetor, asnjë programim për dhënien e vendimit

Mazhoranca vendosi të “lajë” duart shpejt me Ilir Metën si President me Parlamentin e vjetër në mënyrë që të bllokojë çdo skenar të kreut të shtetit për  mos dekretimin e qeverisë se re.     

19:46
Durrës, vaksinime të hapura/ Në gjithë qarkun janë vaksinuar 89 mijë persona 

Mjafton të kesh mbushur 18 vjeç dhe me një kartë identiteti mund të vaksinohesh në qendrën shëndetësore të vendbanimit ose në pikë më të afërt të vaksinimit gjatë këtij muaji dedikuar vaksinimit masiv të popullatës.

19:42
Dozë të tretë vaksinimi/ Komiteti i Ekspertëve po diskuton mundësinë për të rritur imunitetin

Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë kanë marrë vaksinën kineze Coronavac, e importuar nëpërmjet një distributori turk.

19:32
Fotot Ekskluzive/ Emanuela Daci në emër të ISIS pengon gratë shqiptare të kthehen

Kjo grua që shihni në këtë foto është Emanuela Daci, imazhi të cilës publikohet sot për herë të parë nga Top Channel.

19:20
Zjarr masiv në Lunxhëri/ Kreu i zjarrfikësve: Nuk mund të fiket me krahë, ndërhyrje nga ajri

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Lunxherisë në Gjirokastër gjatë pasdites.

19:16
Yanik, qenushi që u shpëtua nga flakët në Turqi/ Bëhet pjesë e zjarrfikësve dhe u jep zemër (Pamjet)

Një qenush i vogël i quajtur Yanik, i cili u shpëtua nga një zjarr në rrethin Manavgat në provincën jugore të Turqisë, është bërë pjesë e ekipeve të shpëtimit që prej ditësh luftojnë  për të shpëtuar jetë nga flakët masive që vijojnë të djegin prej ditësh.

19:09
Fier/ Mbetjet nisen në incenerator, kapaciteti i përpunimit atje është deri në 280 ton për 24 orë

Ka nisur largimi i mbetjeve drejt inceneratorëve në Fier. Mjetet kanë nisur punën për largimin e mbetjeve të grumbulluara gjatë këtyre dy ditëve.

18:54
Për’puthen në audicione të reja/ Çdo ditë në orën 10:00 mund të plotësoni kërkesën pranë Top Channel

Fenomeni televiziv Per’puthen vjen sërish me sezonin e ri televiziv ku të rinj dhe të reja mund të bëhen pjesë dhe të kthehen në personazhin më të pëlqyer për publikun.

18:53
Mund të kthehen edhe në të preferuarit tuaj/ 15 filmat më të shikuar në Netfilx

Titujt e 15 filmave më të shikuar në Netflix për vitin 2021 janë publikuar tashmë.

18:45
Greqi/ I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00  deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Dita e pestë dhe e gjashtë e valës së motit të nxehtë që ka përfshirë Greqinë do të regjistrojnë edhe temperaturat më të larta.

18:28
Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish deputetit të PD: Kontributi i tij do të mbetet i pashlyeshëm për ne

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen, të afërmit dhe miqtë e Ahmet Osman Osjes, ish deputetit të PD që është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare.

18:24
COVID në Kosovë/ 48 të infektuar në 24 orë

48 qytetarë janë rezultuar të infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

18:19
Aksident në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, dy makina bëhen “copë-copë” (Pamjet)

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, në vendin e quajtur “Ura e re”.

18:11
Temperaturat e larta, relievi dhe era favorizojnë përhapjen/ Vijon lufta me flakët në Karaburun

Dita e sotme ka shënuar sërish një rritje të lehtë të rasteve në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e rasteve aktive në 433.

18:09
Bllokohet auditi i KLSH tek emergjencat civile/ Shehu: I bëj thirrje drejtorit të emergjencave civile të kthehet në detyrë

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë emergjencave civile është bllokuar.

17:53
Momentet pikante/ Medalja e Artë për “dështimin” më të madh shkon për…. (FOTO)

Me javën e dytë të Lojërave Olimpike të Tokios që sapo ka nisur, shikuesve nuk i kanë shpëtuar nga sytë shumë momente pikante.

17:33
Rritje e lehtë e rasteve/ 25 të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orë

Dita e sotme ka shënuar sërish një rritje të lehtë të rasteve me COVID në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e rasteve aktive në 433.

17:32
E mahnitshme e veshur me të bardha/ Deputetja i jep fund beqarisë, pamjet nga dasma

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adelina Grainca, ditën e sotme i ka dhënë fund beqarisë.

17:29
Vjedhje, dhunë ndaj gruas dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit në Tiranë

Tetë persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

17:16
Atletja hollandeze rrëzohet në start të garës, por ia del të kualifikohet në gjysmëfinale

Atletja hollandeze Sifan Hassan mori vëmendje të madhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020 pasi u rrëzua në tokë dhe mbeti rreth 25 metra larg rivaleve të saj.

16:59
Gati për verën e nxehtë, Bora Zemani i çmend të gjithë me bikini (Fotot)

Moderatorja shqiptare Bora Zemani i ka çmendur të gjithë me setin fotografik të fundit, ku shfaqet me bikini.

16:59
Doni të udhëtoni drejt Gjermanisë? Ja kushtet e reja të lëvizjes: Nga testi i koronavirusit tek dëshmia e vaksinimit

Gjermania ka bërë disa ndryshime në kushtet e hyrjes për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke nisur nga testi për koronavirusit tek dëshmia e vaksinimit dhe dëshmia e shërimit nga virusi.

16:46
Qielli bëhet i kuq nga flakët/ Pamjet e frikshme nga Turqia, vijon lufta me zjarret

Turqia vijon të jetë e pushtuar nga flakët, duke sjellë një pamje apokaliptike.

16:45
Del në shitje për 28 mln dollarë rezidenca e vëllait të Osama Bin Laden, u braktis 20 vite më parë

Vëllai i Osama bin Laden, Ibrahim bin Laden do të nxjerrë në shitje rezidencën e tij të vjetër Bel Air për 28 milionë dollarë.

16:40
“Mendova se lindi e vdekur”/ Hodhi beben ne kosh, ndiqet penalisht mjekja në Pogradec

Një mjeke nga Pogradeci procedohet penalisht për neglizhencë pasi klasifikoi si të vdekur një foshnje të lindur para kohe.

16:33
Merr fund problematika e mbetjeve në Fier, plehrat transferohen drejt inceneratorit të ri

Problematika e mbetjeve ka marrë fund njëherë e mirë në Fier psi sot ka nisur transferimi i mbetjeve drejt inceneratorit të ri.

16:31
Zjarret në Kosovë/ Suharekë, 5 vatra aktive

Situata e shkaktuar nga zjarri në komunën e Suharekës është përkeqësuar, pasi 5 vatra janw aktive, ndërsa nuk ka ekipe të mjaftueshme të zjarrfikësve. Të hënën zjarri ka kapluar fshatin Gjinovc, Studenqanin, Bukoshin, Reqanin dhe Zonën Industriale. Kreu i komunës, Bali Muharremaj thotë se gjendja është e rëndë teksa tregon se për të sanuar gjendjen […]

16:19
U gjobitën me 450 euro se u kapën duke shkëmbyer puthje, ndërmerren masa pas dënimit të çiftit në Prishtinë

​Një çift është gjobitur me 450 euro në Prishtinë pasi u kapën mat nga policia duke shkëmbyer puthje pranë një klubi nate në Prishtinë.

16:12
Situata e zjarreve në vend, Rama: Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meritojnë respekt e inkurajim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve në vend duke theksuar se forcat e ushtrisë meritojnë respekt për punën e vështirë në terren.

16:11
Kuvendi miraton vendimin për themelimin e Operës së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar propozim-vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.

15:45
Bilanci i 24 orëve të fundit/ Pezullohen 79 leje drejtimi, arrestohen 9 shoferë. Ndalohet autobusi që u fut në parakalim të gabuar

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po ashtu janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.    

15:22
Lojrat “Tokyo 2020”, jepen medalje në atletikë dhe peshëngritje

Në Lojërat Olimpike të Tokios janë dhënë medalje të tjera, kryesisht në atletikë. kështu në garën e kërcimit së gjati, triumfi i shkoi atletit grek, Miltiadis Tentoglou që fitoi pas një gare vërtet dramatike. Tentoglou fitoi këtë disiplinë duke kërcyer në distancën 8.45 m.

15:20
“Open cinema”/ Gjirokastër, shfaqen filmat më të mirë të të gjitha kohërave

Në Gjirokastër është rikthyer eventi i radhës i “Open Cinema” Ngjarja që vjen për të tretin vit radhazi është çelur në odeonin e qytetit prej producentit dhe kineastit Skënder Jaçe.

15:19
Kundër “Ballkanit të Hapur”/ Prishtinë, protestë simbolike para ambasadës së Shqipërisë

Kosova nuk e pranoi nismën për Ballkanin e hapur. Zyrtarisht qeveria e kryeministrit Kurti e ka kundërshtuar projektin që u nënshkrua nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Në Kuvendin e Kosovës deputetët e vetëvendosjes dolën në krah të kryeministrit.

15:17
Kurti: Reciprocitet të plotë ekonomik dhe politik me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk ka hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit me Serbinë, diçka që e kishte premtuar edhe para zgjedhjeve të cilat e nxorën fitues Lëvizjen Vetëvendosje.

15:15
Pandemia/ Gjermania po planifikon dozën e tretë

Pas Izraelit, Gjermania gjithashtu po planifikon të aplikojë një dozë të tretë të vaksinës anticovid nga shtatori.

15:13
Në dy ditë, 500 vaksinime/ Korçë, të rinjtë që do studiojnë jashtë nxitojnë të vaksinohen

Mbi 500 persona u vaksinuan në Korçë gjatë 2 ditëve të para të muajit të hapur të vaksinimit. Jo vetëm të rinjtë, por edhe grupmosha të tjera janë drejtuar tek pika e vaksinimit të përqendruar apo edhe qendrat shëndetësore për të marrë dozën e parë të vaksinës.

15:12
Thirrja e Manastirliut: Studentët të vaksinohen! Sot vijnë 50 mijë doza Pfizer

Frika nga përhapja me shpejtësi e mutacionit Delta ka angazhuar të gjitha strukturat shëndetësore për të bërë të mundur rritjen e numrit të të vaksinuarve.

15:12
Pfizer dhe Moderna rrisin çmimin e vaksinave

Në një kohë që lufta me pandeminë ka vënë në vështirësi gjithë botën, Pfizer dhe Moderna kanë vendosur të rrisin çmimet për vaksinat e tyre.

15:10
Shkolla nis në 1 shtator, dy javë konsultime me nxënësit për mangësitë e vitit 2020

Edhe pse 13 shtatori u caktua si dita e parë e vitit të ri shkollor, ministria e arsimit njofton se institucionet arsimore parauniversitare do të hapin dyert që në 1 shtator.

15:10
Zjarret/ Peleshi në bazën e Pashalimanit: Karaburuni e vetmja vatër serioze!

Gadishulli i Karaburunit mbetet e vetmja vatër serioze zjarri në vend. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shoqëruar edhe nga Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ishin në bazën e Pashalimanit, ku panë nga afër përpjekjet e forcave zjarrfikëse dhe atyre të FA, të cilët prej ditësh vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve edhe në zona të tjera të vendit.

15:03
Vlorë, 7 ditë zjarre në pyje. Një helikopter i ushtrisë në ndihmë të zjarrfikësve

Për të shtatën ditë me radhë zona e Karaburunit është në pushtetin e flakëve.

15:00
Emergjencave iu shkurtuan fondet, për zjarrfikësit nuk ka investime të reja për mjete nga toka dhe ajri

Tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës si dhe zjarri që përfshiu magazinën në një qendër tregtare në kryeqytet dëshmuan qartë dobësitë e Sistemit Kombëtar të Mbrojtjes Civile në menaxhimin e situatave të fatkeqësive natyrore.

14:53
Mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës COVID-19 janë administruar në mbarë botën

Sipas shifrave të përpiluara nga “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,1 miliardë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

14:52
Zjarret, Turqia kërkon ndihmë/ Qindra zjarre kanë djegur edhe zonat e banuara. 8 viktima

Ndërkohë që në Turqi zjarret masive kanë marrë 8 jetë njerëzish, në mediat online ka nisur një fushatë për të kërkuar ndihmë.

14:46
Emërohet zv/ambasadori i SHBA – Kush është Demian Smith, numri dy i Amerikës në Shqipëri

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka prezantuar zv.ambasadorin e ri amerikan në vendin tonë, Demian Smith.

14:32
“I çmende grekët me bukurinë tënde”/ Moderatorja shqiptare super “hot” me bikini (FOTO)

Moderatorja Alesia Bami prej disa ditë po shijon pushimet në Greqi, në vendin luksoz, Mykonos.

14:19
Harry Kane nuk paraqitet në stërvitje, Manchester City gati të përfitojë

Të gjithë gati për stërvitjen e hapur të Tottenhamit, trajneri Nuno Espirito Santo ishte aty për të mirëpritur disa lojtarë që ktheheshin nga pushimet, mes tyre, sipas programit, duhej të ishte edhe Harry Kane, i cili ishte i angazhuar deri në mesin e muajit korrik me ekipin kombëtar anglez në “Euro 2020”, por sulmuesi, megjithatë, nuk u shfaq.

14:17
U qëllua brenda kinemasë, ndërron jetë tiktok-eri i famshëm (emri+foto)

Anthony Barajas, një i ri i famshëm në platformën online TikTok, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ai u plagos kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një kinemaje në Kaliforni, thanë autoritetet.

13:55
Arteta “blindon” Xhakën: Qëndron tek Arsenali

Arsenali i mbyll dëren në fytyrë Romës për Granit Xhakën, duke i dhënë fund dëshirës së verdhekuqve dhe Jose Mourinhos për të bërë të tyrin mesfushorin me origjinë shqiptare.

13:49
Vlora ‘e pushtuar’ nga zjarret, temperaturat e larta favorizojnë flakët/ Pamjet nga ndërhyrja e helikopterit në Karaburun

Edhe pse po kryhet një punë mjaft intensive nga Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse dhe Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura, zjarret vijojnë të jenë aktive në Karaburun.

13:40
Meta pret në Presidencë Richard Grenell! I bën një dhuratë para se të vizitojë jugun e Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në institucionin  e Presidencës ish të dërguarin e ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

13:35
Kurti: Nuk kemi hequr dorë nga reciprociteti me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria që ai udhëheq, nuk ka hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

13:31
Ministrja Kushi publikon udhëzuesin e hartuar për mësimin plotësues të arsimit parauniversitar në dy javët e para të shtatorit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka publikuar udhëzuesin e hartuar nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) “Për përmirësimin e arritjeve të nxënësve si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19″.

13:29
Mbytet në plazhin e Durrësit një 75-vjeçar

Një 75-vjeçar raportohet të ketë humbur jetën në Durrës.

13:22
Disa presin në radhë për vaksinën, të tjerë ‘freskohen me ujë’ në sheshin ‘Skëndërbej’ (FOTO)

Që prej ditës së djeshme ka nisur muaji i hapur i vaksinimit antiCovid për moshat mbi 18 vjeç.

13:09
Në Lushnjë digjen pemët frutore, zjarre të qëllimshme në kodrat me vreshta dhe ullinj

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në kodrat e fshatit Babunjë e Fierseman të Bashkisë Divjakë. Zjarri fillimisht ka rënë në disa shkurre ku më pas ka përfshirë një sipërfaqe me pemë frutore. Banorët e zonës kanë qenë të parët të cilët kanë ndërhyrë për fikjen e tij dhe më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur forcat e zjarrfikëseve të Divjakës.

12:56
Kosova nderon djalin e Biden/ Medalje pas vdekjes për Beau Biden, punoi në Kosovë pas luftës

Presidentja Vjosa Osmani dorëzoi medaljen presidenciale post-mortem për Beau Biden, djali i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për kontributin e tij në fushën e drejtësisë pas luftës në Kosovë.

12:55
Fotot ekskluzive/ Nxjerrja e 19 shqiptarëve nga Siria dhe udhëtimi drejt Libanit

Nxjerrja nga kampi Roj në Siri i 14 fëmijëve shqiptarë dhe 5 grave ishte një operacion i komplikuar për sa i përket jo vetëm marrjes së ‘OK’ nga pala kurde, por edhe asaj logjistike të transportit.

12:47
Rrezikoi mbytjen në det, i shpëtohet jeta 73-vjeçarit nga Tirana

Në plazhet e Sarandës ka ndodhur e para ngjarje tronditëse në det, për fat pa pasojë në jetë. Fjala është për rrezik mbytjeje e më pas shpëtim të një 73-vjeçari.

12:39
Ishte shpallur në kërkim nga Drejtësia amerikane/ Interpoli arreston shtetasen e huaj me qëllim ekstradimin në SHBA

Interpol Tirana ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejtë ShBA-ve një shtetaseje që ishte shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane.

12:33
BE-ja ndihmon Turqinë në luftën me zjarret

Bashkimi Evropian ka nisur ndihmë për Turqinë të hënën, derisa edhe vullnetarë u janë bashkuar zjarrfikësve për t’u përballur me zjarret pyjore, që kanë lënë të vdekur tetë persona dhe kanë rritur presionin ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

12:30
Sportistja kërkon azil/ Bjellorusja nuk pranoi të kthehej në shtëpi pas lojërave olimpike

Një sportiste nga Bjellorusia e cila refuzoi urdhrin e ekipit të saj për tu kthyer në në shtëpi po kërkon azil në Poloni.

12:30
Pas kërkesës së fansave, Dua Lipa tregon se në cilin vend të Shqipërisë po i kalon pushimet (FOTOT)

Dua Lipa, e cila gjendet në Shqipëri prej ditësh, është duke shijuar pushimet verore në Shqipëri së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anëar Hadid.

12:27
Filmi “shtëpia Gucci”, në rolin kryesor do jetë Lady Gaga

Historia shpërthyese e vërtetë e vrasjes dhe hakmarrjes House of Gucci vjen në një ekranizim nën interpretimin e rolit kryesor nga Lady Gaga.

12:23
Protestë kundër masave. Në Berlin mijëra vetë sfidojnë ligjet për të kërkuar “liri”

Qindra demonstrues dolën në rrugët e Berlinit për të protestuar kundër masave anticovid.

12:18
Vlora 7 ditë luftë me flakët, drejtori i zjarrfikëseve: Zonat e banuara nuk rrezikohen, me mbështetje të fortë ajrore do ia dalim!

Vatrat e zjarrit në zonën e Karaburunit janë në ditën e shtatë!

12:18
Zjarret në Turqi, 8 viktima. Flakët lënë pas dhe dëme të mëdha

Ka shkuar në 8 numri i viktimave që humbën jetën nga zjarret masive në Turqi.

12:13
Vaksina zbut efektin e deltës/ Të vaksinuarit më të mbrojtur ndaj koronavirusit

Shumë shtete në mbarë botën, po raportojnë për raste të infektimeve me koronavirus tek personat që janë vaksinuar.

12:11
Të enjten do ketë reshje shiu, temperaturat ulen në vlerat normale për muajin Gusht

Një lajm i mirë vjen nga Meteoalb në këto ditë shumë të nxehta vere.

11:59
Shpërthimi i variantit Delta ‘ringjall’ frikën në Kinë!

Një shpërthim i variantit të ri të covid në Kinë është përhapur në shumë vende. Shpërthimi i variantit Delta ka ngritur shqetësime, pasi më shumë se 300 raste janë zbuluar brenda një hapësire prej 10 ditësh.

11:41
Kosovë/ Kuvendit i propozohen 6 kandidatë për dy gjyqtarë të Kushtetueses

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka përzgjedhur gjashtë kandidatë, për dy gjyqtarë në këtë institucion.

11:38
Kusari-Lila: Minishengeni, ripaketim i idesë së ish-Jugosllavisë

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se minishengeni ballkanik, i emëruar tani “Open Ballkan”, synon të krijohet mbi parimin e superioritetit të Serbisë, pozicion ky, siç ka thënë ajo, i keqpërdorur çdoherë nga Serbia duke abuzuar me të tjerët.

11:34
Pamje/ U vra barbarisht nga bashkëshorti, shqiptarja përcillet për në banesën e fundit. Detaje nga skena e krimit makabër

31-vjeçarja Anisa Shehu, viktimë e një sulmi makabër nga bashkëshorti i saj, është përcjellë sot për në banesën e fundit.

11:23
Richard Grenell për vizitë në Shqipëri, publikon foton me Ramën: Në një Tiranë shumë të nxehtë!

Ish i dërguari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ishte këtë fundjavë në Tiranë, ku është takuar edhe më kryeministrin Edi Rama.

11:13
Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

Atletja bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya, e cila ka refuzuar të niset me aeropan drejt Bjellorusisë, pasi siç ka thënë ajo, është nisur me forcë nga ekipi i saj në aeroport, tani është e sigurt në Tokio, ka thënë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar më 2 gusht.

10:59
Arrestohet 58-vjeçari në Vlorë, dyshohet se plagosi me armë gjahu një person (EMRAT)

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se është autori i plagosjes me armë gjahu të një 55-vjeçari.

10:59
Veliaj takim me Komitetin Olimpik të Kosovës: Kalendar i përbashkët trajnimesh e ndihmë reciproke në xhudo, peshëngritje, gjimnastikë e atletikë

Shqipëria dhe Kosova do të bashkojnë forcat në disiplina të ndryshime sportive për të arritur rezultate të larta.