Gjatë ditës së sotme ka patur ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të dendura shiu në Lezhë.

Vetëm pak minuta më parë një stuhi shiu e shoqëruar me breshër ka mbërthyer të gjithë qytetin, ku për disa minuta ka qenë e pamundur qarkullimi në qytet.

Sikurse duket dhe nga pamjet situata është më e qetë, ndërsa rrugët e Lezhës janë të mbushura me breshër.

Kjo ka krijuar jo pak problem në qarkullimin e mjeteve, të cilët duhet që të lëvizin me kujdes për shkak të pranisë së breshërit në rrugë.

Në lidhje me situatën në Lezhë Top Channel është interesuar edhe pranë shtabit të emergjencave civile të prefekturës Lezhë nga ku bëhet e ditur se reshjet janë me intensitet mesatar dhe nuk ka raportime për probleme.

“Kemi reshje me intensitet mesatar, radhë të lartë, por deri tani nuk kemi informacione nga strukturat e MC për probleme apo situata të emergjencave civile në territore”, njofton shtabi i emergjencave civile.

Top Channel