Zjarri i armëve të bandave kthen Chicago në një ‘zonë lufte’ (VIDEO)

29/11/2021 17:19

Pamje të rënda janë shpërndarë dje në rrjetet sociale, të zjarrit të armëve automatike në një zonë të pasur të qytetit Chicago ne SHBA, në të cilat dy persona mbetën të plagosur në fytyrë e në këmbë.

Policia e Chicago tha se shkëmbimi i zjarrit ndodhi mesnatën e djeshme në zonën River North ku dy të rinj të paemëruar 25 e 22 vjeç, u qëlluan brenda makinës së tyre nga dy të dyshuar.

Një numër i konsiderueshëm pamjesh të incidentit tregonin pasojat ndersa komentuesit dëshmonin se vendi qe kthyer në një “zonë lufte”.


Në një prej tyre shiheshin dy automjete që kalonin me zhurmën e të shtënave në sfond. Pak pas të shtënave, një automjet i përmbysur shihej në anë të rrugës i dëmtuar rëndë.


Në një tjetër video shihej një burrë i paarmatosur që vraponte në mes të rrugës, teksa të shtënat dëgjoheshin në sfond.

Dy të plagosurit raportohet se kishin shkuar vetë në spital dhe ishin në gjendje të stabilizuar.

FOTO GALERI
1/3
Policia e Chicago tha se shkëmbimi i zjarrit ndodhi mesnatën e djeshme në zonën River North

Top Channel