“Pritet koka e tretë” në Superiore, një tjetër klub shkarkon trajnerin

29/11/2021 14:35

Gugash Magani nuk do të jetë më trajner i Egnatias, Klubi rrogozhinas ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin 56-vjeçar. Humbja 2-0 me Kukësin javën e 10-të të Superiores duke se i ka kushtuar pankinën teknikut peqinas.

Pavarësisht se Egnatia arriti që të kualifikohej në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Kukësin, në kampionat skuadra nga Rrogozhina nuk fiton prej 5 javësh, me suksesin e fundit që e ka regjistruar më 16 tetor kundër Laçit.

Magani mori drejtimin e Egnatias në gushtin e vitit 2020 duke arritur që të ngjitet në Superiore, por rezultatet në ndeshjet e fundit dhe paraqitja e skuadrës në takimin me Kukësin ndikuan që drejtuesit të merrnin në vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin.

Magani është trajneri i trete që këtë edicion largohet nga drejtimi i një skuadre në Superiore. Më herët janë larguar Dejan Vukiçeviç nga skuadra e Laçit dhe Edi Martini nga ekipi i Teutës.

KF Egnatia falënderon trajnerin Gugash MAGANI për bashkëpunimin. Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus. I urojmë suksese në vijim trajnerit MAGANI“, lexohet në postimin zyrtar të klubit nga Rrogozhina./supersport/

Top Channel