“Largoni bagëtitë nga…”/ Balla paralajmëron për përmbytje zonën ku është Braçe deputet

29/11/2021 17:35

Nisur nga situata e krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme, Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ka paralajmëruar banorët e zonës së Divjakës për përmbytje.

Balla teksa ka parë nga afër në Papër të Elbasanit nivelin e prurjeve të lumit Shkumbin, i bën thirrje banorëve për të larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit, zona ku në fakt është Erion Braçe deputet.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Papër📍Elbasan 🔴 Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve 🌧 në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.

Top Channel