Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Zonat bregdetare do të kenë intensitet më të lartë të reshjeve.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 08°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 09°C.

Top Channel