Gurët bien mbi shtëpi/ Torrovicë, rruga dhe banesat janë të rrezikuara gjatë ditëve me reshje

29/11/2021 15:41

Rrëshqitja e gurëve në zonën e Torovicës po kthehet në një problem serioz për jetën e banorëve.

Tri ditë më parë, disa gurë rrëshqitën duke rënë në oborrin e shtëpisë së Ndrek Kolit, duke rrezikuar jo vetëm familjen e tij por dhe të kalimtarëve në zonën e Torovicës. Ai shprehet se deri me tani nuk është marrë asnjë masë dhe se çdo ditë jetojnë me frikë nga rrëshqitja e gurëve.

Nga ana tjetër, janë dhe banorë të tjerë që shprehen se nuk duan që të krijohen lapidare të tjerë në këtë zone dhe bëjnë apel që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më shpejt.

Rrëshqitja e këtyre gurëve tre vite më parë, mori 3 jetë njerëzish, e që nga ajo kohë situata vijon të jetë e njëjtë, pa marrë asnjë masë për parandalimin e problemit.

Top Channel