Marin Meksi triumfon në Portugali/ Shpallet Kampion në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste IFBB Pro “Diamond Cup”

29/11/2021 10:16

Trofetë dhe sukseset për kampionin e bodybuilding, Marin Meksi nuk kanë të ndalur.

Së fundi, Meksi u shpall Kampion në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste IFBB Pro “ Diamond Cup” në Portugali në kategorinë Men’s Classic Bodybuilding up to 180.
Ai morri vendin e katërt në Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open! Vetë sportisti ka bërë publik lajmin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku tregon se medalje do të vijnë në vendin tonë:

Të nderuar miq, pas një lufte Titanësh, me pjesëmarrjen e rreth 400 Kampionëve më të mirë të Planetit, u shpalla Kampion ne Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste IFBB Pro “Diamond Cup”, në Portugali në kategorinë Men’s Classic Bodybuiliding up to 180 dhe vendi i katërt në Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open.
Diamond Cup dhe Medalja e Artë nesër mbërrijnë në Tiranë!
Falenderoj Krijuesin, Familjen time, Shtetin Shqiptar, Ministrinë e Jashtme, Federatën Shqiptare të Bodybuilding me në krye legjendën Rando Kukeli, KOKSH, Federatën e Kosovës me në krye Presidentin, Gjeneral Esat Lata dhe SP Sabri Dragusha, Federaten e RMV me ne krye Boban, Federatën Portugese me José Monteiro, IFBB dhe z.Santonja, Trajnerin tim Abdul Faëaz, në Porto pata mbështetjen e pa kursyer të legjendës tonë të futballit Edi Abazi, si dhe gjithë Popullin Shqiptar që mëperkrahu në çdo hap”.

Marin Meksi ka rreth 22 vite që merret me këtë sport  dhe tashmë duket se ka ardhur momenti për të marrë frytet e punës së tij.

Top Channel