Presidenti i Serbisë dhe kryetari i partisë në pushtet, Aleksandër Vuçiç është shprehur se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të Partisë Progresive Serbe (SPS). Në fjalën e tij, Vuçiç tha gjithashtu se Serbia do të pajiset me armë të reja, më shpejt se çdo shtet tjetër i rajonit, në mënyrë që vendi të mos poshtërohet më.

Gjatë një tubimi të partisë SPS, përpara 15 mijë anëtarëve të saj në Arenën e Beogradit, Vuçiç deklaroi se do të qëndronte në krye të partisë deri në zgjedhjet parlamentare të tre tetorit.

Në lidhje me furnizimin e Kroacisë me armatime të reja, Presidenti i Serbisë tha se vendi po forcon akoma edhe më shumë ushtrinë e tij në mënyrë që askush tjetër të mos e poshtërojë më, duke marrë si referencë ngjarjet historike që ndodhen në vitet 1990-2000.

Edhe ata që mendojnë se janë më të fortët dhe shumë të fuqishëm, nuk e dinë, pasi ne nuk i kemi informuar ende se diçka do të vijë në Serbi së shpejti dhe do të vijë më shpejt se të tjerët”, tha Vuçiç.

Ai ripërsëriti mesazhin e tij, duke deklaruar se masakrat dhe luftërat nuk do të ndodhin më, pavarësisht presioneve.

Presidenti theksoi se nuk do të kandidojë për kryetar të asamblesë së ardhshme të partisë, duke nënvizuar se për sa kohë SPS është në pushtet, ajo duhet të ndjekë një politikë të pavarur dhe sovrane në interes të qytetarëve të saj.

Do të mundohem t’ju sjell një fitore tjetër”, tha Vuçiç në 13 vjetorin e partisë.

Top Channel