Reshjet e dendura të shiut, ja si është situata në qytetin e Durrësit

29/11/2021 17:24

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë të gjithë vendin gjatë ditës së sotme. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se në qytetin e Durrësit ka reshje shiu të shoqëruara me reshje breshëri.

Vihet re se ka probleme në qarkullimin e mjeteve për shkak se trafiku është i rënduar. Shoferët duhet të lëvizin me kujdes për shkak të pranisë së breshërit në rrugë.

Kujtojmë se situatë shqetësuese është në qytetin e Përmetit pasi lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati. Niveli i Vjosës ka arritur 5.3 m ndërkohë qe pika kritike është 5.4.

Top Channel