I lindur në Serbi, me prindër nga Sharri: Historia e lojtarit që nuk pranoi kurrë ngjyrat kuqezi dhe na ndëshkoi dje! 07/06 15:01
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore të Elbasanit.
Probleme ka pasur në aksin Elbasan-Gjinar dhe Cërrik -Gramsh-Mollë në Grabovë. Megjithatë, raportohet se nuk ka pasur probleme në qarkullim, ndërkohë që firmat kontraktuese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e inerteve që bien here pas here në vende të caktuara.
Si pasojë e shirave dhe e prurjeve të mëdha, ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës, Shushicë dhe ujërave të lumit Shkumbin, ku janë nën ujë gati 1 hektarë tokë bujqësore.
Top Channel