Elbasan/ Arrestohet 40-vjeçari, pasi u përplas me shtyllën elektrike iu gjet edhe kokainë

29/11/2021 09:39

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi u përplas me një shtyllë ndriçimi por jo vetëm kaq.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Njoftimi

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasi, L. P., 40 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas në lagjen “Luigj Gurakuqi” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Top Channel