“S’ka asnjë ligj që ndalon foton e Enverit”/ Kreu i Partisë Komuniste: Alibeaj, nipi i kryeballistit

29/11/2021 11:14

Në përkujtimin e 29 Nentorit në Shkodër ka pasur sërish shfaqje të simboleve komuniste.

Kryetari i Partisë Komuniste, Gjon Brucaj mbron regjimin diktatorial teksa thotë se kleri që u pushtua ishte spiun i Italisë dhe Sllavëve.

Ai komentoi edhe ngjarjen e djeshme ku një deputet i PS uroi 28 Nëntorin me foton e Enverit, dhe Enkelejd Alibeja nga PD ia bëri publik mesazhin për mediat.

“ Kush pretendon dhe punon për shembje të këtyre kollanave punon kundër shtetit shqiptar. Grushti nuk është komunist , po i tërë proletarëve dhe punëtorëve të botës, po Trump që përshëndet gjithmonë ashtu, grushti ka qenë që në kohë të Skënderbeu. Komunizmi ka simbol drapër e çekan.
PKSh bën pjesë në spektrin partiak të Shqipërisë , sa i përket fotos së Enverit e ka zënë vendin ai në histori s’ka burrë ta shkelë, se pa të s’do kishte luftë nacional çlirimtare. S’ka asnjë ligj që ndalon foton e Enverit, kush e ndalon, Alibeaj, nipi i krye ballistin të Mallakastrës.

Top Channel