E mërkurë, 04 Gusht 2021
10:38
Vetingu/ KPA shkarkon Prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj. KPA rrëzoi vendimin e KPK-së për lënien në detyrë të Hajdarmatajt, me argumentin se ai ka shfaqur pasivitet në hetimet që janë bërë për trafikun e drogës.

10:29
Situata në vend/ Shuhen të gjitha vatrat në Gjirokastër. Vijon përhapja e flakëve në Karaburun dhe në veri të vendit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vendin tonë duke thënë se ka vatra aktive edhe në veri të vendit.

10:26
Çeki/ Përplaset treni, humbin jetën 2 persona, 7 në gjendje të rëndë

Dy persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një treni në Çekinë Perëndimore.

10:16
Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 28-vjeçari. I sekuestrohet municioni luftarak

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga në pranga një 28-vjeçar, pasi gjatë kontrollit ushtruar në makinën e tij tip “Benz”  i është sekuestruar armë zjarri. Kontrolli i tij është bërë në kuadër të operacionit “Muzgu”, pas disa informacioneve që policia kishte marrë për qarkullimin e tij me armë.

10:03
Durrës/ Procedohet penalisht kapiteni 43-vjeçar nga Bari, shkaktoi ndotje të ujërave në terminalin e trageteve

Një 43-vjeçar nga Bari, Itali është proceduar penalisht për ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit.

10:02
I riu humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë 18-vjeçari/ Arrestohen edhe 5 persona, procedohen penalisht 2 të tjerë

Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

09:53
Pogradec/ Arrestohet një person, u kap me armë zjarri dhe armë gjahu pa leje në shtëpi

Një person ka rënë në prangat e policisë në Pogradec pasi është kapur me armë zjarri dhe municion luftarak pa leje.

09:49
Prishtina, komuna me më së shumti raste aktive me Covid-19

Prishtina mbetet komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në vendin tonë. Kryeqyteti numëron 154 raste të tilla.

09:43
Zjarret/ Në Pashaliman vatrat janë aktive, flakët i afrohen bazës

Ndërsa në Pashaliman zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra.

09:29
Stabilizohet situata në Varibob të Greqisë/ Banorët kthehen në shtëpitë e djegura. Mitsotakis: Të gjitha banesat do rindërtohen!

Pas fikjes së zjarreve, banorët e Varibobit në Greqi po numërojnë dëmet materiale që iu shkaktuan si pasojë e flakëve. Dëmi është i konsiderueshëm sepse ka djegur shtëpitë dhe makinat e tyre.

09:14
Stabilizohet situata në Labinot Mal, zjarri drejt fikjes

Zjarri që përfshiu mbrëmjen e djeshme Labinot Mal, pranë fshatit Guri i Zi është drejt fikjes dhe situata duket më e stabilizuar.

09:06
​Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Malishevë, rreth orës 02:30 të datës 03.08.2021 është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF), se një person i gjinisë mashkullore (viti i lindjes 1957), është sjellë pa shenja jete nga familjarët në këtë institucion shëndetësor.

09:04
Zyrtare/ Ish-sulmuesi i Partizanit largohet nga Kroacia, firmos për 2 vite me Ballkanin!

Përfundon ende pa nisur aventura e Theophilus Solomon në Kroaci.

09:01
22-vjeçari kanos punonjësen e një dyqani në Tiranë, pronari i del në mbrojtje dhe dëmton të riun

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur orët e fundit në kryeqytet, ku një 22-vjeçar ka përfunduar i plagosur.

08:52
Tiranë/ Nuk i ndahej ish të dashurës, ajo e denoncon! Arrestohet 30-vjeçari. Kapen edhe dy të tjerë se dhunuan bashkëshortet

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave, për vepra të ndryshme penale.

08:45
“Shteti dështoi në përballjen me emergjencën e zjarreve”/ Basha: Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtimet e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e shkaktuar nga zjarret në vend, ndërsa akuzon qeverinë se ka dështuar në përballjen me këtë emergjencë.

08:39
Pas sherrit mes dy personave, kris arma në Lezhë! Shpallet në kërkim autori

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 33-vjeçar banues në Kurbin, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 60-vjeçari.

08:28
Një vit nga shpërthimi vdekjeprurës në Bejrut

Emmanuelle Khnaisser ka qenë në sallë të lindjes gjithë ditën më 4 gusht 2020. Pesë kate më poshtë, Jessica Bezdjian ka qenë duke hyrë në Spitalin Shën Xhorxh në Bejrut. Ajo ka arritur një orë më herët për ndërrimin e saj 12-orësh në Departamentin e Psikiatrisë.

08:18
Muaji i hapur i vaksinimit/ Rama thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni mundësinë!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga qendra e vaksinimit në Tiranë, bashkangjitur edhe me disa sekuenca kur mjekët ishin në luftë me covid, ndërsa spitalet ishin të tejmbushur me pacientë.

08:04
Dita e 9-të e zjarreve/ Situata në Karaburun paraqitet më e qetë, ja zonat ku ka vatra zjarri aktive

Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun, sot situata paraqitet më e qetë në pjesën që dje kishte situatë të rëndë.

07:52
Importet e mallrave rriten në 6-mujor, nafta thyen rekordet e 30 viteve të tranzicionit

Importet e mallrave të akcizës shënuan rritje të ndjeshme në 6-mujorin e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të pandemisë 2020, si dhe krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

07:34
Diell dhe temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

06:58
Ligjvënësit republikanë: COVID-i doli nga laboratori

Një raport nga ligjvënës republikanë thotë se “prova të shumëfishta” tregojnë se virusi që shkaktoi pandeminë e COVID-19 doli nga një objekt kërkimor kinez. Agjencitë amerikane të zbulimit nuk kanë dalë me këtë përfundim.

06:32
4 shenjat që jep trupi kur keni probleme me zemrën

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

06:16
3 hurma në ditë/ 5 vlera direkte për organizmin

Hurmat e Arabisë janë plot vlera, të shijshme dhe me nivel të lartë ushqyesish. Përveç shijes së tyre karakteristike, hurmat e Arabisë janë tejet të shëndetshme dhe i ofrojnë organizmit një sërë përfitimesh. Hurmat e Arabisë janë një burim i pasur fibrash të shëndetshme, minerale dhe vitaminash.

05:57
Sekreti i orarit të ngrënies për të rënë nga pesha

Ushqyerja është e lidhur ngushtë me rënien në peshë po aq sa shpërndarja e vakteve gjatë ditës. Nga studimet e vazhdueshme për këtë çështje, ekspertët kanë dalë në konkluzionin se ngrënia e vakteve herët gjatë ditës mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të peshës. Studimi më i fundit analizoi mënyrën dhe orarin e të ngrënit të disa personave duke i ndarë ato në disa kategori.

05:30
Ujë me Aloe Vera/ Si ta përgatisni dhe çfarë përfitoni

Uji me Aloe Vera ofron vërtet përfitime mbresëlënëse ushqyese dhe shëndetësore. Uji i Aloe Vera, përftohet nga bima e mrekullive, e cila është përdorur prej shekujsh për vetitë e saj mjekësore. Uji me Aloe Vera ofron vërtet përfitime mbresëlënëse ushqyese dhe shëndetësore. Një gotë me 250 ml me ujë aloe vera përmban midis 50 dhe 60 kalori.

05:05
Si ndikon shqetësimi i vazhdueshëm në trupin tuaj

Shqetësimi mund të ndikojë në trup në mënyra që mund t’ju befasojnë dhe kur ai bëhet kronik, mund të shkaktojë ndjenja ankthi, e madje edhe dhimbje fizike. Shumë njerëz që shqetësohen së tepërmi, kërkojnë lehtësim në zakone të dëmshme si ngrënia e tepërt, pirja e duhanit ose përdorimi i alkoolit dhe ilaçeve.

03:58
Askush nuk dyshonte tek ajo/ Arrestohet 79-vjeçarja, bosja e trafikut të drogës në Portugali

Një operacion i përbashkët i Gardës Civile, Policisë Kombëtare dhe Policisë Gjyqësore të Portugalisë ka urdhëruar arrestimin e tre personave me kombësi spanjolle në qytetin portugez të Vila-real si autorë të dyshuar të trafikut të drogës.

03:23
Panik gjatë Lojrave Olimpike, tërmeti “shkund” Tokion

Një tërmet me magnitudë 6 është shënuar në lindje të Tokios, rreth orës 05:30 sipas orës lokale.

02:44
152 nga 163 zjarre janë shuar në Turqi

152 zjarre që shpërthyen të mërkurën e kaluar në Turqi janë shuar, tha sot ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli. Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e 11 zjarreve të tjerë. Deri më 28 korrik, 163 zjarre kanë shpërthyer në 38 provinca në Turqi.

02:20
COVID-19 shkaktoi vdekjen e më shumë njerëzve sesa u raportua

Një studim i studiuesve izraelitë sugjeron që numri i vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë botën mund të jetë një milion më i lartë se sa u raportua.

01:59
Izrael, regjistrohet numri më i lartë i infektimeve me COVID-19 në 5 muajt e fundit

Izraeli regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19 në pesë muajt e fundit.

01:46
Kolumbi, shkon mbi 121 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kolumbi tejkaloi 121.000, me 218 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit.

01:21
Sulm me armë në SHBA, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur

Në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tre persona u vranë dhe një u plagos në një sulm me armë.

00:52
Muriqi pëlqehet nga Valencia, Lazio ka kushtet e saj për sulmuesin “dardan”

I ka kushtuar Lazios 18 milionë euro plus bonuset, por ka bërë shumë pak për të mos thënë asgjë në sezonin e parë si bardhekaltër. Megjithatë, Vedat Muriqi është nga ata lojtarë me potencial që nuk i bie lehtë vlera. Sipas medieve spanjolle, shtatlarti “dardan” pëlqehet shumë nga Valencia, në LaLiga, që po studion mundësinë për t’i bërë ofertë konkrete Lazios.

00:44
Dembélé, një hap larg rinovimit me Barcelonën

Ndryshim i drejtimit në marrëdhëniet midis Ousmane Dembélésë dhe Barcelonës. Mediet spanjolle raportojnë se përfaqësuesit e lojtarit dhe drejtuesit e klubit katalan i kanë zbutur momentet e vështira javët e fundit dhe i kanë afruar pozicionet deri në atë pikë sa janë afër mbylljes së rinovimit të kontratës.

00:23
Talenti brazilian bëhet zyrtarisht futbollist i Juventusit

Kaio Jorge është zyrtarisht një sulmues i ri i Juventusit. Kluibi brazilian i Santos doli me një njoftim në faqen e tij, nëpërmjet të cilit zyrtarizoi marrëveshjen me klubin Juventus për transferimin në Torino të lojtarit të lindur në vitin 2002.

E martë, 03 Gusht 2021
23:57
Zyrtare, Fabinho rinovon deri në vitin 2026 me Liverpoolin

Liverpooli i rinovon kontratën një prej mesfushorëve më të spikatur që ka në skuadër.

23:48
Nuk u transferua te Roma, Granit Xhaka rinovon me Arsenalin

Granit Xhaka vendos të qëndrojë te Arsenali. Edhe pse Jose Mourinho e donte me ngulm te Roma, mesfushori me origjinë shqiptare ka rinovuar kontratën me Arsenalin duke zgjatur edhe me dy vite të tjera marrëveshjen aktuale që i skadonte në 2023-in.

23:35
Kamberi huazohet në Angli, prezantohet te Sheffield Wednesday

Florian Kamberi bën një tjetër hap mbrapa në karrierën e tij duke u transferuar në League One, kategoria e tretë e futbollit anglez.

22:58
Turqi/ Fikja e zjarreve vijon në disa rrethe në provincën Muğla

Aksioni i fikjes së zjarreve pyjore në rrethet Marmaris dhe Köyceğiz të provincës Muğla të Turqisë vijon ende.

22:58
Pushime luksoze në jaht, Neymar fotografohet duke u përqafuar me ish-partneren, Carolina Dantas

Neymar dukej i kënaqur teksa përqafonte ish-të dashurën e tij, Carolina Dantas, ndërsa merrnin rreze dielli në një jaht në Ibiza të hënën.

22:52
Qyteti i Nju Jorkut do të kërkojë dëshmi të vaksinës në ambiente të brendshme

Qyteti i Nju Jorkut do të kërkojë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit për të fituar qasje në aktivitete të brendshme, duke u bërë qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara që prezanton pasaportën e vaksinës.

22:45
Luftimet në Afganistan rrisin frikën për sigurinë globale

Nëse talibanët fitojnë luftën e tyre kundër forcave qeveritare, atëherë kjo do të ketë pasoja “shkatërruese” për sigurinë globale, ka thënë një gjeneral afgan, raporton BBC.

22:37
Zyrtare, Solomon largohet nga Kroacia, firmos për 2 vite me Ballkanin!

Përfundon ende pa nisur aventura e Theophilus Solomon në Kroaci.

22:30
Elbasan/ Zjarri përfshin pyllin e Labinot Malit, ndërhyrje vetëm me mjete rrethanore

Një zonë me shkurre pranë fshatit Gur i Zi në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

22:16
Shënohet viktima e parë nga flakët, Rama shpreh ngushëllimet: Fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për Andrea Haxhiajn, viktimën e parë nga zjarret në vend.

22:15
“Ca kosovarë i kanë lënë serbët kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar pas mesazhit të ndjekësit

Këngëtarja Vesa Luma është shokuar nga një mesazh që i ka mbërritur në Instagram.

22:06
Zjarret rrezikojnë 3 fshatra në Lunxhëri/ Helikopterët vijojnë hedhjen e ujit nga ajri

Situata në  3 fshatrat në Lunxhëri, Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo pritet të normalizohet, ndërsa helikopterët vijojnë hedhjen e ujit nga ajri.

22:00
Një viktimë nga zjarret në vend! Banorët në Lunxhëri evakuohen duke lënë gjithçka pas/ Helikopteri vijon hedhjen e ujit nga ajri

Banorët po përballen me tmerrin e flakëve në Lunxhëri të Gjirokastrës, ndërsa është gjetur i djegur një burrë 64 vjeç.

21:53
Dua Lipa ‘ruan traditën’, si çdo pushues në jug, bën një vizitë në Butrint (Fotot)

Dua Lipa vazhdon të ndajë në rrjetet sociale, momente nga pushimet e saj në jug të Shqipërisë.

21:42
Rekord i ri botëror në 400 metra me pengesa, e vendos një norvegjez!

Pas rekordit botëror që vendosi ditën e diel te femrat në garën e kërcimit trehapësh 25-vjeçarja nga Venezuela Yulimar Rojas, e cila kërceu 15,67 metra, duke thyer rekordin e vjetër, që ishte fiksuar më shumë se çerek shekulli më parë.

21:42
Vatrat e zjarrit përfshijnë bjeshkët e Rugovës

Pasditen e sotme vatrat e zjarrit janë aktivizuar edhe në Rugovë të Pejës, të cilat u janë afruar banesave.

21:28
“Më mirë vetëm se…”/ Stela zbulon si ndihet pas ndarjes nga Çimi (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Stela zbuloi se ishte ndarë nga Çimi.

21:15
Zjarret po kërcënojnë zonat e banuara në Athinë, thirrja për banorët: Mos hapni dritaret!

Zjarret po kërcënojnë edhe zonat e banuara pranë kryeqytetit grek, Athinës.

21:11
Zjarri rrezikon banesat/ Nis evakuimi i banorëve në fshatin Arshi Lengo të Lunxhërisë

Banorët e fshatit Arshi Lengo në Lunxhëri janë detyruar të lënë pas çdo gjë e të largohen nga shtëpia e tyre për shkak të flakëve që pushtuan vendin.

21:09
Aksident në Kamzë/ Përplaset nga makina 19-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Besëlidhja” në Kamzë, ku është aksidentuar një 19-vjeçar.

21:03
Beteja me flakët në Gjirokastër/ Përfundon në spital efektivi i FA, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Teksa vijon beteja me flakët në Gjirokastër pasi zjarri ka përfshirë disa fshatra, një efektiv i Forcave të Armatosura dhe banorë të tjerë janë asfiksuar.

20:51
Lituania miraton “përdorimin e forcës” për të mbajtur migrantët larg kufirit

Autoritetet në Lituani kanë thënë se rojet e tyre kufitare janë urdhëruar që të kthejnë migrantët, të cilët tentojnë të hyjnë ilegalisht në këtë shtet, ndërkohë që vazhdon kriza në pikën kufitare me Bjellorusinë.

20:36
Zjarrvënie e qëllimshme në Vlorë e Sarandë, arrestohen tre autorët e dyshuar: Dogjën shkurre dhe bimësi të egër

Tre persona janë arrestuar nga policia sepse dyshohen si autorë të zjarrvënies së qëllimshme në disa fshatra të Vlorës e Sarandës.

20:18
Vijon lufta me zjarret në vend/ Cilat zona janë përfshirë nga flakët

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatën aktuale të zjarreve në vendin tonë.

20:15
Guvernatori i New York-ut “ka ngacmuar seksualisht disa gra”

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht disa gra, duke përfshirë punëtore në zyrën e tij, është thënë në një hetim të kryer nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut, Letitia James, transmeton BBC.

20:09
Zjarre pranë Athinës/ Flakët në pyjet në periferi të kryeqytetit grek, digjen dhjetëra shtëpi

Zjarret po kërcënojnë edhe zonat e banuara pranë kryeqytetit grek, Athinës.

20:02
100 ditët e qeverisë “Kurti”/ Opozita kërkon nisjen e vaksinimit masiv para shtatorit në Kosovë

Raporti 100 ditësh i Qeverisë Kurti ka vënë në pah përplasjet kryesore të pozitës e opozitës.

20:00
Rekord botëror në Atletikë/ Simon Biles garon në Olimpike, fiton medaljen e bronzit

Biles Simone garoi më në fund në një finale gjimnastike në: Lojërat Olimpike të Tokios.

20:00
Rihapen regjistrimet në shkolla/ Sërish online nga 15 gushti deri më 30 gusht

Për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve do të ketë një fazë të dytë aplikimi online përmes portalit e-albania.

19:59
Ndihmë për problemet kardiake/ 55 mijë telefonata te Urgjenca Kombëtare, më shumë se për Covid-19

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë bërë që pacientët me probleme kardiake të kërkojnë ndihmë pranë urgjencës kombëtare duke i asistuar ata në banesë.

19:59
Zjarret në Vlorë nuk po ndalen, katër helikopterë të ushtrisë hedhin ujë nga ajri

Në ditën e tetë të zjarreve në Karaburun, kur flakët po avancojnë drejt parkut Kombëtar të Llogorasë ushtria ka dërguar katër helikopterë dhe 500 forca në ndihmë të zjarrfikësve.

19:56
Apeli i shqiptares në Siri: “Më shpëtoni 2 vëllezërit nga burgjet kurde”

Riatdhesimi 14 fëmijëve dhe 5 grave, është mirëpritur nga pjesa e mbetur e shqiptareve në kampet siriane, me shpresë se edhe ato do të kthehen në atdhe.

19:48
Erjona Rusi: Edi Ramën nuk do ta intervistoja kurrë!

Moderatorja e njohur, Erjona Rusi ishte e ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Pushime On Top”.

19:45
Viktima e parë nga zjarret në vend, Meta: Trishtuese! Thirrje qeverisë dhe ministrisë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me humbja e qytetarit Andrea Haxhiaj, i cili po përpiqej të shuante flakët në shtëpi.

19:18
Pika e re kufitare me Malin e Zi/ Rama fton Podgoricën që të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”

Nga sot Shqipëria dhe Mali i  Zi do të kenë një pikë të re kufitare në Grabom të Malësisë së Madhe, por për kryeministrin  Edi Rama ndërtimi i infrastrukturës është hap i pamjaftueshëm nëse mes dy vendeve nuk hiqen burokracitë dhe  barrierat tarifore.

19:12
Zjarr në Vaun e Dejës/ Në Cukal po ndërhyhet për të vënë nën kontroll flakët

Zjarret kanë përfshirë edhe Vaun e Dejës në malin e Cukalit.

19:08
U përpoq deri në frymën e fundit të shpëtonte shtëpinë nga flakët/ Publikohet fotoja e viktimës së parë nga zjarret në vend

Andrea Haxhiaj është  64-vjeçarari që mbeti i vdekur nga zjarret që përfshinë  fshatin “Asim Zeneli” në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone në Gjirokastër.

19:03
Flakët nuk kursejnë asgjë në Lunxhëri/ Ushtria dhe banorët bëhen bashkë, shuajnë flakët me kova uji

Zona e Lunxhërisë në Gjirokastër është përfshirë nga zjarre të mëdha ditën e sotme, ku një person u gjet i djegur pas përpjekjeve për të shuar flakët.

18:56
Momente dramatike në Lunxhëri/ Banorët evakuohen duke lënë gjithçka pas

Zona e Lunxhërisë në Gjirokastër është përfshirë nga zjarre të mëdha ditën e sotme, ku një person u gjet i djegur pas përpjekjeve për të shuar flakët.

18:52
Viktima e parë nga zjarret, reagon Basha: Masat gjysmake, të largohet çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën e zjarreve në vendin tonë pasi u shënua viktima e parë nga flakët.

18:43
Kapet automjeti me 14.3 kg kokainë në Muriqan, u shoqërua për kontroll në Portin e Durrësit. Vihet në pranga shoferi

Një automjet me 14.3 kg lëndë narkotike kokainë është kapur në Muriqan ndërsa është arrestuar drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej droga.

18:31
Athinë, zjarri përfshin fabrikën e gazit! Gazetari Artur Bibe filmon ‘live’ shpërthimet

Një fabrikë gazi është përfshirë nga flakët që kanë përfshirë zonën e Titoit, në periferi të Athinës.

18:22
“Lutjet tona shkojnë për të prekurit”, ambasada e SHBA reagon për situatën e vështirë nga zjarret: Jemi gjithmonë krah Shqipërisë

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për situatën e vështirë të shkaktuar nga zjarret në Shqipëri duke thënë se do të jenë gjithmonë krah vendit tonë.

18:18
“Gjendje lufte” në periferi të Athinës, pamjet e shtëpive dhe pyjeve të shkrumbuara

Zjarri masiv që përfshiu zonën e Tatoit, në periferi e Athinës ka djegur dhjetëra hektarë pemë dhe ka shkatërruar banesa dhe biznese të zonës.

18:07
Evakuimi i banorëve në Lunxhëri, Ministri thirrje: Dilni sa më shpejt nga shtëpitë

Ministri i Mbrojtjes, i cili ndodhet në Lunxhëri ditën e sotme u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo në atë zonë që të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë dhe të dalin nga banesat e tyre për të shmangur vdekje të tjera.

18:01
FOTOT / I nxehti afrikan, mjetet e Bashkisë së Tiranës lajnë rrugët me ujë. Masa shtesë për plehrat

Nisur nga temperaturat tepër të larta në vendin tonë, nga i nxehti afrikan që ka përfshirë të gjithë Europën, Bashkia e Tiranës ka marrë masa për larjen e rrugëve në kryeqytet me ujë.

17:53
Përmbushen parashikimet, Brazil-Spanjë finalja e meshkujve në Olimpiadë!

Ashtu siç edhe parashikohej do të diskutohet mes Spanjës dhe Brazilit finalja e futbollit të meshkujve në Olimpiadën Tokyo 2020.

17:43
“Një gabim kushton shumë”, drejtori i pyjeve flet për situatën e zjarreve në Vau të Dejës: Shumë e vështirë!

Drejtori i pyjeve Vau i Dejës, Rrok Ftoni ka folur për situatën e zjarreve pasi është përfshirë nga flakët edhe maja e Cukalit.

17:36
Rritje e rasteve me COVID/ 463 qytetarë aktivë, 65 të infektuar në 24 orë

Dita e sotme ka shënuar një rritje të ndjeshme të të prekurve me COVID në vendin tonë.

17:24
Arrestime rekord për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, 344 shoferë nën pranga

344 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.

17:22
Viktima e parë nga zjarret në vend/ Gjirokastër,64 vjeçari po përpiqej të shuante flakët në shtëpinë e tij

Në Shqipëri është shënuar viktima e parë nga zjarret.

17:06
E rëndë në Brazil/ Vdes 15 vjeçarja, po kryente marrëdhënie intime kur pësoi atak kardiak

Brazil – Një 15-vjeçare nga Sao Paolo ka ndërruar jetë nga ataku kardiak teksa po kryente marrëdhënie intime me një 26-vjeçar në makinën e tij.

17:05
110 të infektuar dhe një viktimë nga Covid 19 në Kosovë

110 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga 3.667 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

16:34
I dashuri e ekzekutoi me plumb në kokë, 27-vjeçarja shqiptare kishte foshnjen në prehër kur u vra

Një 27-vjeçare me origjinë shqiptare, Joana Peca u ekzekutua para disa ditësh në sy të fëmijëve të saj në Florida. Kur ndodhi krimi makabër, Peca ndodhej në makinë me një prej fëmijëve në prehrin e saj, thonë të dhëna policore.

16:25
Gazetari i Top Channel rrezikon jetën duke raportuar ‘live’, bllokohet mes flakëve në Athinë

Tatoi, një periferi e Athinës, është përfshirë nga një zjarr i madh që ka ‘gllabëruar’ masivin pyjor të zonës.

16:15
Tetë vatra zjarri në Suharekë, vështirësi për të shuar flakët në dy fshatra

Janë tetë lokacione të cilat janë përfshirë nga zjarri në komunën e Suharekës.

16:07
Ballkani i Hapur/ Hapet pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi, pamjet kur pritet shiriti

Ditën e sotme është hapur pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi.

15:51
Zjarr i përmasave të frikshme në Greqi/ Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor, shkojnë afër autostradës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në vendin e quajtur Tatoi, në periferi të kryeqytetit grek. Flakët kanë përfshirë një masiv pyjor dhe po përhapen me shpejtësi.

15:28
Rihapen regjistrimet në shkolla, sërish online nga 15 gushti deri më 30 gusht

Për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve do të ketë një fazë të dytë aplikimi online përmes portalit e-albania. Ministria e arsimit njoftoi se regjistrimi për në klasë të parë dhe të dhjetë do të kryhet edhe përgjatë periudhës 15 gusht deri në 30 korrik.

15:25
Rekord botëror në atletikë, Biles garon në olimpike, fiton medaljen e bronzit

Simone Biles garoi më në fund në një finale gjimnastike në :Lojërat olimpike të Tokios. gjimnastja amerikane që pati një betejë me shëndetin e saj mendor, mori pjesë në finalen e ushtrimeve në traun e ekuilibrit për femra ku arriti të marrë medalje, atë të bronztë, ndërkohë që kampione olimpike u shpall adoleshentja kineze Guan Chenchen. Kjo finale ishte gara e parë e Biles në Tokyo 2020, pas tërheqjeve të saj javën e kaluar nga të gjitha finalet e tjera të mëparshme

15:24
Korçë/ Në Drenovë janë pa ujë. Gjatë verës konsumi rritet trefish, vaditin tokat

Ne stinën e thatë të verës vaditja mbetet një prej problemeve kryesore të fshatrave. Rënia e nivelit të ujit në depon e fshatit Drenovë ka bërë që banorët të furnizohen me më pak ujë të pijshëm.

15:24
Ballkani i Hapur/ Hapet pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi në Grabom të Malësisë së Madhe, Rama: Njerëzit të jenë të lirë si në BE

Pika e përbashkët kufitare mes vendit tonë dhe Malit të Zi në Grabom të Malësisë së Madhe është hapur ditën e sotme në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur.