Moti i keq ka përfshirë edhe Qarkun e Elbasanit, ku nuk kanë munguar edhe problematikat sidomos në zonat malore, ku tashmë ka nis dëbora e parë e këtij viti.

Akset nacionale janë të kalueshme, me zinxhir kalohet vetëm aksi nacional Librazhd –Peshkopi në disa segmente të tij, ku trashësia e borës ka arritur tashmë në 30 cm. Aksi nacional Elbasan –Qafë Thanë është mbuluar nga dëbora në Qafë Thanë, përgjatë natës është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.

Aktualisht ky aks rrugor kalohet pa zinxhir, megjithatë gjatë natës ulja e temperaturave mund të sjellë ngrica në rruge, ndaj dhe policia rekomandon përdorimin e zinxhirëve apo gomave të dimrit. Është bllokuar gjatë natës së të hënës aksi rrugor Elbasan Rrogozhinë për shkak të rrëshkitjeve të tokës në fshatin Papër, është bërë pastrimi i rrugës dhe aktualisht qarkullimi është normal në këtë zonë.

Disa fshatra të Bashkisë së Gramshit janë të bllokuara për shkak të vërshimit të përrenjve në rrugë dhe përmbytjes së disa prej akseve rrugore në Njësinë Administrative Porocan dhe Kushovë. Po ashtu ka zona të bllokuara dhe me qarkullim të vështirë edhe në fshatrat e Librazhdit, ndërsa në Prrenjas ka nis dëbora në Njësinë Administrative Rrajcë dhe Sopot gjithashtu.

Ka pasur problem me energjinë elektrike në disa fshatra teë thellë malorë Prrenjas, në Labinot Mal të Elbasnit në Librazhd dhe në Gramsh.

Ndërkohë intensiteti i ulet i reshjeve ka bërë që të bjere niveli i lumit Shkumbin duke mos kërcënuar me tokat bujqësore as në zonën e Paprit në Elbasan, dhe as më tej në Cermet e Lushnjës, por gjithsesi parashikohet që ditët e ardhshme do të ketë rritje të intensitetit të shirave ndaj dhe nevojitet një gatishmëri maksimale për sa i përket nivelit të lumenjve dhe përrenjve gjithashtu.

Top Channel