I rithehet tumori pas 9 vitesh/ Miq e qytetarë të shumtë marshojnë në mbështetje të Adriana Matoshit

30/11/2021 13:38

Miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë marshuan këtë të martë në Prishtinë, në nder të artistes Adriana Matoshi, që në një ditë më parë njoftoi se i është rikthyer tumori pas nëntë vitesh.

Në mesditë, ata ecën nga sheshi Zahir Pajaziti drejt Teatrit Kombëtar.

Duam që me anë të kësaj ecjeje, të solidarizohemi me sfidën e Adrianës, për të cilën lutemi të gjithë që ta fitoj si çdo peripeci që e ka kaluar në jetë”, shprehen organizatorët e kësaj nisme, që nisi në rrjetin social “Facebook”.

Këngëtarja Dafina Zeqiri postoi në “Instagram” një pjesë nga videoklipi i këngës “Duro”, ku protagonistja kryesore është vetë Adriana, e cila jep mesazh vajzave dhe grave të përballen me çdo sfidë të jetës se do ja dalin.

“Une zgjedh buzqeshjen si petkun me te mire te mbrojtjes dhe perballjes me sfidat e jetes!
Femer e forte eshte ajo e cila pas cdo dhimbje arrin te perqafoj realitetin me nje buzqeshje e cila flet me shume se 1,0000 fjale”, shkroi Dafina.

Aktorja nga Kosova postoi një shkrim force dhe kurajoje për ndjekësit e saj, ndërsa është e vendosur të luftojë sërish, me të njëjtën forcë si nëntë vite më parë.

Jetës pas sfidave i shtohet vlera, se atëherë e shikojmë të bukurën ndryshe, vlerësojmë të drejtë dhe njohim më mirë forcën tonë të brendshme”, shkruan Matoshi.

Kur u diagnostikua për herë të parë me sëmundjen e rëndë, ajo ishte shtatzënë, por siç dhe ajo vetë tregon, nuk u dorëzua në asnjë moment. “Dashninë për jetën e kisha shumë ma t’madhe sesa frikën prej vdekjes”.

Edhe këtë sfidë tani, pas kaq vitesh, aktorja e sheh si mision “për të treguar se koha është shumë e vlefshme për ta kaluar me njerëzit e dashur”.

Të mërkuren duhna prap me u përballë mes jetës edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi jem ka më vazhdu se osht shumë i gjatë. Kom shumë qytete t’botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelë, shumë role pa lujt, i kom fmitë qe duhna me i bo t’zot e vetes”, shkruan artistja me nota optimizmi.

Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN. Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.

N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.  Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve”.

Pak javë më parë, Adriana surprizoi miken e saj të zemrës, Arjolën, në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Vajzat treguan sa e rëndësishme është miqësia dhe sa forcë të jep një mike e vërtetë.

 

FOTO GALERI
1/13

Top Channel