Momentet e tmerrshme kur elefanti ‘në epsh’ përmbys mjetin e turistëve që largohen të tmerruar nga sytë këmbët (fotot)

30/11/2021 15:51

Më poshtë shihen momentet kur një grup studentësh të shkencave “mjedisore” detyrohen të vrapojnë për jetën e tyre kur një elefant i tërbuar për seks sulmon automjetin e tyre duke e përmbysur në Afrikën e Jugut.

Studentët  e turizmit po shëtisnin në rezervatin natyror Selati, pranë atij më të famshëm Kruger në Afrikën e Jugut, kur elefanti mashkull i sulmoi gjatë asaj që autoritetet quanin “agresion seksual në sezonin e çifitmit”.

Pamjet e publukuara tregonin momentet kur automjeti i tyre i hapur ecte në një rrugë balte mes bimësisë, para se të përmbyset jashtë rruge nga sulmi i elefantit të nevrikosur.

Elefanti 4 metra i lartë tmerroi studentët që nisën të vraponin për jetën e tyre.

Në pamje shihet kafsha që godet me dhëmbët e tij trupin e makinës duke shkatërruar pjesën e përparme.

Stafi u detyrua të braktiste mjetin dhe u kthyen për ta rekuperuar vetëm pasi tufa e elefantëve ishin larguar.

Autoritetet besojnë se elefanti ishte mashkulli kryesor i tufës dhe sulmoi automjetin pasi iu afrua shumë femrave të tij.

Kur elefantët meshkuj janë në periudhën e çiftimit ata mund të hyjnë në fazën e agresionit seksual prej nivelit të lartë të testosteronit në trupin e tyre, që shumëfishohet dhjetra herë.

Kjo bën që ata të shfaqin sjellje të ashpra territoriale, agresive e të dhunshme, si ndaj rivalëve ashtu dhe të tjerëve që mund të gjenden në rrugën e aktivitetit.

Studentët ishin duke kryer një kurs eko-trajnues në kuadër të mësimeve për guida tursitike dhe ‘guardianë të natyrës’.

Kurset EcoTraining kryhen në rezervatin 10,000 hektarësh Selati ku jetojnë rreth 135 elefantë si dhe rinocerontë, luanë, leopardë e gepardë.

FOTO GALERI
1/5
Një grup studentësh të shkencave “mjedisore” detyrohen të vrapojnë për jetën e tyre kur një elefant i tërbuar për seks sulmon automjetin e tyre

Top Channel