E mërkurë, 04 Gusht 2021
21:21
Shpërthen bombola e gazit, dy të plagosur në Durrës

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e tyre, në Durrës.

21:08
Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për zjarrvënie

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e pasditës të së mërkurës ka arrestuar një 32-vjeçar të dyshuar për kryerjen e veprës penale, zjarrvënie.

21:02
Vihen në kontroll flakët e drejtuara në Parkun Kombëtar të Llogarasë, Rama poston pamje nga trupat që do të qëndrojnë natën në terren

Flakët që ishin drejtuar në Parkun Kombëtar të Llogarasë janë vënë nën kontroll.

20:40
BE-ja synon të blejë 200 milionë doza të vaksinës Novovax

Bashkimi Evropian njoftoi miratimin e marrëveshjes që do të sigurojë 200 milionë doza të vaksinës të zhvilluar nga kompania amerikane e bioteknologjisë Novavax kundër koronavirusit.

20:38
Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

Një studim i ri tregon se përqindja e popullsisë globale që rrezikohet nga vërshimet, është rritur për gati një çerek prej vitit 2000.

20:31
OBSH-ja bën thirrje që të ndalen programet e dozave përforcuese të vaksinave

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndalje të përkohshme të programeve për dhënie të dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit, ndërkohë që vendet e varfra janë ende duke pritur të sigurojnë vaksinat.

20:22
Richard Grenell shijon pushimet në jug të Shqipërisë (FOTO)

Ish i dërguari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po shijon pushimet në jug të Shqipërisë.

20:06
“Zhvillimi ekonomik, i qëndrueshëm”/ Guvernatori Sejko prezanton raportin 3 mujor të politikës monetare

Guvernatori i Shqipërisë Gent Sejko prezantoi raportin tremujor të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

19:56
Fiskalizimi, me shumë probleme/ Ekspertët tregojnë mangësitë që nuk po zgjidhen

Neglizhenca e bizneseve dhe mosbesimi në zbatimin e sigurt të fiskalizimit kanë krijuar ngërç në implementimin siç duhet të procesit.

19:55
Shqipëria merr makina të vjetra/ Importet rriten, por 60 përqind e mjeteve janë mbi 10 vjet

Shqiptarët po vazhdojnë të blejnë makina të vit prodhimeve të vjetra.

19:54
Gjon’s Tears dhe Arilena Ara gati për surprizën e madhe

Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears i mahniti të gjithë me zërin dhe performancën e tij në ‘Za Fest’.

19:47
Rama bën bilancin e zjarreve në vend: Janë 13 vatra aktive, në Fushë-Arrëz është dërguar një helikopter

Kryeministri Rama ka bërë një bilanc të vatrave të zjarrit që kanë ‘pushtuar’ vendin për shumë ditë me radhë tanimë.

19:43
Automotoparku shqiptar do të materializohet nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Automotoparku i parë shqiptar, i cili po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA).

19:43
Kriza e mbetjeve në Durrës/ Qeveria i ofroi ndihmë financiare, bashkia pranon zyrtarisht përdorimin e fondit

Bashkia e Durrësit ka miratuar përdorimin e fondit të dhënë nga qeveria, për menaxhimin e mbetjeve në qytet.

19:40
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Mbi 500 efektivë të FA në terren, në Fushë-Arrëz rrezikohen zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes informon në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë, ndërkohë që aktualisht janë aktive 13 vatra zjarri.

19:38
Normalizohet situata e zjarreve në Vlorë/ Shuhen flakët në gjirin e Gramës

Rreth 70 forca të Ushtrisë së bashku me ADZM Vlorë kanë bërë te mundur të shuajnë një zonë konsiderueshme në skajin jugor te zjarrit mbi gjirin e Gramës në afërsi të pyllit të Llogorasë.

19:33
Lojërat Olimpike të Tokios preken nga COVID/ 322 të infektuar deri tani, mes tyre 3 notarë grekë

Numri i të infektuarve me COVID në Lojërat Olimpike të Tokios ka shkuar në 322.

19:28
“Unë jam shefi, por kjo është shefi i shefit”/ Dojna Mema tregon kush e bën “ligjin” në çift

Dojna Mema dhe Vlashent Sata, pa asnjë dyshim janë ndër çiftet më të dashur për publikun.

19:25
Juristja seksi ‘djeg’ rrjetin me pozat e fundit (FOTO)

Redona Koçi ‘ka çmendur’ fansat me pozat e fundit!

19:18
Nis zyrtarisht kontrolli i KLSH-së në institucionet e emergjencave

Kontrolli i KLSH-së ka nisur zyrtarisht në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave.

19:14
Alpinisti turk filmon vjehrrën duke rënë nga shkëmbi, familjarët dëshmitarë të tragjedisë (Pamjet)

Një alpinist ka filmuar rastësisht momentin kur vjehrra e tij 71-vjeçare bie për vdekje nga një shkëmb mbi 70 metra i lartë, dhe gjithë tragjedia ndodh para syve të familjarëve të saj në Turqi.

18:59
Kosovë, viktima e parë nga zjarret/ Zjarri ra në stallën e viktimës në Malishevë

Një 64 vjeçar nga fshati Fshat i Ri i Malishevës dyshohet të jetë viktima e parë nga zjarret.

18:57
Ministrja Kushi: Kanë nisur tashmë përgatitjet nëpër shkolla që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka postuar pasditen e sotme momente të punës së punonjësve të bashkive nëpër shkolla, të cilët kanë nisur përgatitjet para fillimit të vitit të ri shkollor.

18:57
Rihanna miliarderja më e re! Por, nuk është muzika ajo që e pasuroi kaq shumë…

Rihanna është zyrtarisht miliarderja më e re në botë.

18:56
Ende zjarre në Karaburun/ Në lartësinë e maleve ndërhyrja vetëm nga helikopterët

Ky është një nga aksionet nga ajri për të shuar një vatër zjarri në Karaburun, e cila vijon të jetë prezente në këtë zonë prej 9 ditësh.

18:54
Holanda ndihmon vendin me 2 helikopterë për shuarjen e zjarreve, ministrja: Vetëm të bashkuar mund të fitojmë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka falënderuar pas ndihmës së Holandës, e cila konfirmoi ardhjen e 2 helikopterëve për shuarjen e zjarreve. Helikopterët mbërrijnë të premten ndërsa operacionet fillojnë të shtunën, sipas njoftimit. Ajo thekson se vetëm të bashkuar mund të fitojmë këtë betejë me zjarret që po përballen disa shtete. “Falënderojmë miqtë […]

18:35
Manchester City shumë pranë transferimit rekord të Grealish

Manchester City është pranë transferimit të mesfushorit të Aston Villas Jack Grealish për një shumë rekord afërsisht 110 milionë eurosh, pasi në fund të korrikut ka bërë një ofertë për yllin anglez, raporton “Goal”.

18:34
Dua Lipa po ‘i djeg’ pushimet në jug/ Daily Mail, disa shkrime për artisten dhe Shqipërinë

Dua Lipa po i tregon miliona ndjekësve në rrjetet sociale origjinën e saj, duke promovuar bukuritë e Shqipërisë, përmes fotove dhe videove.

18:29
Shkencëtari kroat shpjegon pse Deti Adriatik po bëhet më i kripur

Ekipi kroat i shkencëtarëve, në bashkëpunim me kolegët nga Italia, njoftuan se kripësia e Detit Adriatik është në një nivel rekord.

18:04
Shqipëria kërkoi ndihmë, përgjigjet Holanda: Dy helikopterë dhe 47 ushtarakë holandezë, operacioni nis të shtunën

Holanda i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të Shqipërisë, vend që është në flakë prej shumë ditësh.

18:02
E zë korenti teksa peshkonte në liqen, ndërron jetë 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme, në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

17:46
Microsoft do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Gjiganti teknologjik, Microsoft ka ndryshuar politikën dhe nga muaji i ardhshëm do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve të jenë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, në mënyrë që të kenë qasje në zyrat dhe hapësirat tjera punuese në territorin e Shteteve të Bashkuara.

17:43
Delta rrit rastet me COVID në vend/ 99 të infektuar në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Varianti Delta i COVID-19, i cili është shumë i transmetueshëm ka sjellë rritje të ndjeshme të rasteve të reja në vendin tonë, ku vetëm në 24 orë janë infektuar 99 qytetarë.

17:35
Përplasen trenat në Çeki: Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pranë kufirit Çeki-Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

17:23
Turqi/ Nga 174 zjarre në 8 ditët e fundit janë vendosur nën kontroll 160

Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve të Turqisë njoftoi se nga 174 zjarre që kanë shpërthyer që nga 28 korriku e deri më tani janë vendosur nën kontroll 160 zjarre dhe se 14 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive.

17:11
Laçi, në “mission impossible” ndaj Anderlechtit

Laçi gati për t’i dhënë më tepër bukuri përrallës europiane që po përjetojnë kurbinasit nën drejtimin e Shpëtim Duros.

17:09
Pandemia në Maqedoninë e Veriut/ 164 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 164 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 156.707.

17:06
SHBA, 571 humbje jete nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Numri i viktimave si pasojë e Covid-19 në SHBA është rritur në 614.329, prej të cilëve 571 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

16:59
Forcat nga ajri drejt flakëve/ Pas ndërhyrjes nga helikopteri situata drejt normalizimit

Forca të shumta nga toka dhe një helikopter po përpiqen të shuajnë flakët që kanë prekur zonën e Karaburunit në Vlorë.

16:58
Aksioni i policisë rrugore në 48 orë/ Parandalohen 5 ngjarje të rrezikshme, gjobiten ‘pilotët’ që kryenin gara shpejtësie në rrugë

Policia rrugore njofton se gjatë 48 orëve të fundit janë vënë nën pranga 13 drejtues automjetesh, si dhe janë pezulluar 54 leje drejtimi.

16:45
Emrat/ Dy policë shqiptarë ndihmuan kalimin e Shkëlzen Dumanit drejt Sirisë, bashkë me dy fëmijët

Top Channel raportoi paraditen e kësaj të mërkure se SPAK do të marrë në pyetje pesë gratë e riatdhesuara nga Siria.

16:43
‘Fordi’ bëhet ‘shkrumb e hi’ në Bypass-in e Vlorës, dyshohet se… (Pamjet)

Një automjet tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në Vlorë.

16:25
Gazetarja e Top Channel shumë pranë flakëve në Karaburun/ Fluturim me helikopterin e ushtrisë

Gazetarja Anila Hoxha ka përcjellë live nga vendngjarja operacionin e shuarjes së flakëve në zonën e Karaburunit.

16:17
Vlorë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një banesë në fshatin Dukat Mal ka marrë flakë si pasojë e shkëndisë elektrike.

16:12
Meta ‘sfidon’ mazhorancën, kthen në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”

Pas ‘Ligjit për të Huajt’, Presidenti Meta ka sfiduar sërish mazhorancën duke kthyer për rishqyrtim në Kuvend Aktin Normativ me fuqinë e ligjit për Menaxhimin e sistemin buxhetor.

16:07
Mural Fest Tirana rikthehet edhe këtë vit! Artistë nga e gjithë bota vijnë për t’ju dhuruar piktura pranë lagjes tuaj

Mural Fest Tirana rikthehet edhe këtë vit! Artistë nga e gjithë bota vijnë për t’ju dhuruar piktura pranë lagjes tuaj

15:59
Mbi vatrat e zjarrit në Vlorë, ekipi i Top Channel ndjek operacionin e shuarjes së flakëve në Karaburun (Pamjet)

Për 9 ditë me radhë, Vlora ishte e rrethuar nga flakët dhe për dy ditë kanë punuar qindra forca ushtarake dhe mjete të ushtrisë, së bashku me zjarrfikëset, për të shuar zjarret.

15:45
Emri/ Prangoset në Londër. Mashtroi me faturat e karotrecit policinë shqiptare

Një shqiptar i cili mashtroi policinë shqiptare përmes faturave fiktive për shërbime karrotreci është prangosur në Londër me qëllim ekstradimi në Shqipëri.

15:38
Shkeljet e përsëritura të të drejtave të udhëtarëve nga Wizz Air/ Autoritetet e aeroportit:  Do të ketë sanksione!

ENAC, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, pas ndërprerjeve të shumta që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit duke shkaktuar shqetësime për qindra pasagjerë, kontaktoi me Wizz Air duke i bërë thirrje transportuesit që të respektojë Rregulloren e Komunitetit 261 të vitit 2004, e cila mbron të drejtat e udhëtarëve ajrorë.

15:33
Kosovë/ Një i vdekur dhe 221 raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur dhe 221 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

15:27
Protestë për transportin urban në Shkodër, autobusët pezulluan punën gjatë ditës së sotme

Punonjësit e  Transportit  Urban në Shkodër organizuan një grevë në shenjë proteste për mos-plotësimin e disa kushteve që ata kërkojnë nga Bashkia.

15:22
“Delta” trefishon kërkesat për teste/ Shtohen me shpejtësi rastet e të infektuarve në të gjithë vendin

Numri i rasteve të infektuara me mutacionin “Delta” po rritet edhe në Shqipëri në këto ditë të para të muajit gusht. Kërkesa për të bërë tamponin është trefishuar të paktën në Tiranë.

15:19
Shkarkohet prokurori Hajdarmataj/ Vettingu: Nuk njeh ligjet, pasuri e pajustifikuar, lidhje kriminale

Prokurori Besim Hajdarmataj është shkarkuar sot nga detyra. Pak muaj më parë ai morri konfirmimin nga shkalla e parë e vettingut por në kolegjin e apelimit të treja aspektet e kontrollit dolën negative.

15:13
“Rama e Basha të rishikojnë listat”/ Porosia e ambasadores së SHBA Yuri Kim para nisjes së pushimeve

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka publikuar një koment të saj në të cilin flet për zgjedhjet e fundit në Shqipëri duke thënë se nuk ishin të përsosura dhe ka një porosi për dy liderëve të pozitës dhe opozitës, Rama dhe Basha.

15:09
“Përdoren vetëm tre helikopterë”/ Gjunkshi: Ushtria shqiptare ka 22, përse nuk përdoren për zjarret?

Ish shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi pohon se Ministria e Mbrojtjes ka më shumë helikopterë se sa shfaq në terren.

15:08
Basha akuzon Ramën për helikopterët: Nuk përdoren për zjarret por për udhëtimet e kryeministrit

Presidenti Ilir Meta ka lënë mënjanë gjuhën kritikuese  për keqmenaxhim të krizës së zjarreve  nga ana e qeverisë  teksa ka përshëndetur ndihmën e  ofruar nga Bashkimi Europian  për përballimin e situatës nga zjarret. 

14:51
SHBA/ Moratorium i ri kundër dëbimeve në kushtet e pandemisë

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nxori një moratorium të ri kundër dëbimit nga banesat deri më 3 tetor, ndërkohë që administrata amerikane përpiqet të zbusë kritikat nga progresistët se ka lejuar dëbimin nga banesat të banorëve në kushte të vështira gjatë pandemisë.

14:43
E rëndë/ Vdes papritur në Beograd ambasadori i Serbisë në Rusi

Ministria e Jashtme serbe ka njoftuar më 4 gusht për vdekjen e papritur të ambasadorit të Serbisë në Rusi, Mirosllav Llazanski.

14:24
Oferta e Chelsea-t lëkund Interin, vendimtar qëndrimi i Lukakut

E ardhmja e Romelu Lukakut tek Interi mbetet në dyshim. Chelsea, pasi e kuptoi që e kishte të pamundur të blinte Haalandin nga Borussia e Dortmundit, nisi ofensivën duke i ofruar sulmuesit belg një pagë prej 15 milionë eurosh (përfshirë bonuset), ndërsa klubit ziklatër 100 milionë euro plus kartonin e Marcos Alonsos.

14:17
Ekstradohet nga Greqia anëtari i bandës së ’97, ishte dënuar me 20 vite burg. Si i grabiste furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica

Interpol Tirana ka kryer ekstradimin e shqiptarit, Bashkim Buzani, 50-vjeç, i cili ishte dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

14:11
Ukrainë/ Me granatën në dorë, burri kërcënon se do shpërthejë selinë e qeverisë (FOTOT)

Një burrë kërcënoi se do të shpërthente një granatë në selinë e qeverisë ukrainase në Kiev. Sipas policisë ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së sotme.  

14:09
Sara dhe Atdheu rikthehen sërish bashkë? Ja komentet e fundit në rrjete sociale që ngritën dyshimet

Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj i habitën të gjithë kur dolën nga “Për’puthen” bashkë. Kjo për shkak se Sara ishte deklaruar fillimisht për një tjetër konkurrent, e krejt papritur ajo tha se pëlqente Atdheun.

13:57
Zjarret në Greqi/ Ajri i Athinës është ndotur, në spitale do ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen

Mbi 500 zjarrfikës gjatë gjithë natës luftuan me flakët në Greqi për të frenuar zjarre katastrofike me dëme të pallogaritshme.

13:56
Zjarr afërsi të nënstacionit elektrik, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

Rënia e një zjarri në afërsi të nënstacionit elektrik të Valiasit ka bërë që të ndërpritet energjia në disa zona të kryeqytetit.

13:41
“Trego që je shqiptar, pa ma thënë se je shqiptar”/ Dua Lipa publikon video duke kërcyer me këngë popullore

Prej më shumë se një jave Dua Lipa, po shijon pushimet në bregdetin shqiptar.

13:40
Zjarret në Lunxhëri/ Banorët lanë banesat në “Arshi Lengo” gjatë natës, flakët po zbrisnin me shpejtësi

Situata e zjarreve në vendin tonë shënoi dje një kthesë tragjike kur iu afrua papritur zonave të banuara në  tre fshatra të Lunxherisë pasi humbi jetën një 64 vjeçar humbi jetën në përpjekje për të shuar flakët në shtëpinë e tij në fshatin “Asim Zeneli”.

13:35
Spanja ndihmon Turqinë. Dërgon avionë për shuarjen e flakëve

Ka kaluar tashmë një jave që Turqia po lufton me zjarret masive që kanë marrë 8 jetë njërëzish dhe kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme.

13:33
Shkodra rrezikon të mbetet pa transport urban, protestë për mosplotësimin e disa kushteve

Transporti Urban Shkodër ka zhvilluar këtë të mërkurë një grevë të shërbimit urban në shenjë proteste gjatë gjithë ditës, për mos-plotësimin e disa kushteve. Administratori i këtij transporti, Melidion Dervishi, thotë se transporti urban është në vështirësi totale dhe Shkodra rrezikon të mbetet pa transport publik.

13:33
Virusi doli nga laboratori, publikohet raporti i ligjvënësve republikanë

Një raport nga ligjvënës republikanë thotë se “prova të shumëfishta” tregojnë se virusi që shkaktoi pandeminë e COVID-19 doli nga një objekt kërkimor kinez.

13:30
New York i pari në SHBA, që do kërkojë dëshmi të vaksinës në ambiente të brendshme

Tashmë në New York do të kërkohet dëshmi vaksinimi kundër koronavirusit për të pasur qasje në aktivitete të brendshme.

13:27
Finalja e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega e 13-ta në botë

Luiza Gega doli e 13-ta në botë në garën e 3000 metrave me pengesa.

13:20
Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër/ Ndërhyjnë FA-të, neutralizohet situata

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Gjirokastër.

13:07
Parashikimi i motit/ Sinoptikani: Priten reshje të pakta në zonat veriore dhe në Vlorë e Gjirokastër, rriten temperaturat

Sinoptikani Hakil Osmani ka zbuluar si do të jetë parashikimi i erës , shiut dhe temperaturave. Në një lidhje live për Top Channel, Osmani tha se ndryshimi i shpeshtë i drejtimit të erës shkakton problem për shuarjen e zjarreve.

13:05
Presidenti Meta kthen në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend Aktin Normativ për “Menaxhimin e Buxhetit”.

13:02
Kastriot Hasalla pranon autorësinë në sallën e gjyqit! Vëllai i tij i druhet hakmarrjes: Do shkoj te familja Romeos për ngushëllim!

Është paraqitur sot pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Lushnje, Kastriot Hasalla, autori i vrasjes së kushëririt të tij  Romeo Hasalla, 6 ditë më parë. Ngjarja ndodhi në fshatin Garunjas në një sipërfaqe toke ku të dyja palët pretendonin se kishin pronësinë.

12:53
Zjarret në vend/ BE nis ndihmat për vendet e prekura, dy helikopterë edhe për Shqipërinë

Komisioni Evropian  ka dhënë ndihmë për situatën e zjarreve në vendin tonë, ata po mobilizojnë me shpejtësi mbështetje në kufizimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës dhe jetesës.

12:51
Situata e zjarreve në Vlorë/ Kryebashkiaku Leli: Nuk ka rrezik për banesat. Paralajmëron se çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka folur për situatën e zjarreve në Vlorë gjatë natës duke thënë se nuk përbëjnë rrezik për zonat e banuara.  

12:49
Tentativa për kultivim të bimëve narkotike, procedohet kryeplaku i fshatit Brisë dhe inspektori mjedisit

Policia e Tropojës ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit Brisë dhe inspektorin për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

12:40
Durrës/ “Benz-i” aksidenton 60-vjeçarin që ishte duke lëvizur me biçikletë, niset me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, në rrugën “Martin Camaj”.

12:38
Tronditet administrata, guvernatori i New York akuzohet për ngacmime seksuale

Detajet e një hetim 5 mujor kanë tronditur të martën administratën amerikane, ku thuhet se Guvernatori i Neë York Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht gra të shumta.

12:34
U kap me kanabis në Dhërmi, i vihen prangat 22-vjeçarit/ Procedohet edhe një tjetër që u kap me kokainë

Policia e Himarës ka vënë në pranga ka rënë një person, si dhe është proceduar penalisht një tjetër.

12:23
Rekord i ri në Atletikë/ Shënohet në Tokyo në garën 400 metra me pengesa për femra

Atletika regjistron një tjetër rekord të ri botëror, këtë radhë në garën e 400 m me pengesa për femra.

12:19
“Debatojnë dhe pastaj kris arma”/ Policia hap telefonin e bashkëshortit që qëlloi me tetë plumba gruan (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e ditës së djeshme Greqinë. Një grua u vra me tetë plumba nga bashkëshorti, në biznesin e vëllait të saj, në Sotiritsa, të Larissës.

12:02
Pamjet e frikshme. Përplasen trenat në Çeki: 2 të vdekur, dhjetra të plagosur

Dy persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të mërkurën kur dy trena u përplasën në një fshat në perëndim të Republikës Çeke.

11:51
Arrestohen dy persona në Lezhë, njëri i shpallur në kërkim kombëtar. Ja për çfarë akuzohet

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në Lezhë, njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

11:43
Merr fund arratia e 48-vjeçarit, arrestohet për plagosjen me thikë pas një konflikti në Berat

Një 48-vjeçar është arrestua nga policia e Beratit pasi mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë një 42-vjeçar.

11:37
Vrau kushëririn me armë gjahu pas sherrit për tokën, gjykata jep vendimin për Kastriot Hasallën. Çfarë i kërkoi trupës gjykuese

Kastriot Hasalla, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla ka dalë para gjykatës së Lushnjes që vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

11:35
“Ka prova se zjarrvëniet janë të qëllimshme”/ Ministri: Opozita duhet të jetë me qeverinë në betejë, pastaj të tregojnë se…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për situatën e zjarreve në vendin tonë duke thënë se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se zjarrvëniet janë të qëllimshme.

11:15
Kush i rekrutoi dhe i ndihmoi të kalojnë nga Turqia për të luftuar për ISIS? SPAK do të marrë në pyetje gratë shqiptare që u kthyen nga Siria

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pritet që në vijim të marrën në pyetje 5 gratë të cilat këtë diel u kthyen në Shqipëri  nga Siria. Burime nga SPAK bëjnë me dije se gratë do të merren në pyetje këto ditë, ndërsa prokurorët e strukturës antikorrupsion do shkojnë në qendrën e posaccme në Durrës për ti marrë deklarimet.

11:13
Pamjet/ Helikopteri del në terren, punon për shuarjen e zjarreve në Karaburun

Një helikopter ka dalë në terren dhe është duke punuar për shuarjen e flakëve në Karaburun.

11:04
Banesa, biznese e makina tërësisht të shkrumbuara, shikoni dëmet që ka shkaktuar zjarri në Greqi (Pamjet)

Një zjarr i përmasave të mëdha në Greqi ka shkrumbuar tërësisht banesa, biznese e automjete, të cilat duken qartë në pamjet e siguruara në Top Channel.

11:01
Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri/ Yuri Kim: Duam një partner, jo një problem! Apeli që ka për Ramën dhe Bashën

Nga Ambasadorja e SHBA Yuri Kim

10:53
Skema e mashtrimit/ Gjykata lë në burg për qëllime esktradimi shtetasen kanadeze, mblodhi fonde për një person të sëmurë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze Lyda  Harris, për qëllime esktradimi, e vënë në pranga tre ditë më parë nga  Interpol Tirana, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të ambasadës amerikane.

10:44
Festohet 78-vjetori i çlirimit të Zerqanit, kryebashkiaku Alla: Është nder të kujtojmë dëshmorët që dhanë jetën për vendin

Ditën e martë është festuar në Zerqan 78-vjetori i çlirimit të krahinës, më 3 gusht 1943 nga okupatori fashist.

10:38
Vetingu/ KPA shkarkon Prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj. KPA rrëzoi vendimin e KPK-së për lënien në detyrë të Hajdarmatajt, me argumentin se ai ka shfaqur pasivitet në hetimet që janë bërë për trafikun e drogës.

10:29
Situata në vend/ Shuhen të gjitha vatrat në Gjirokastër. Vijon përhapja e flakëve në Karaburun dhe në veri të vendit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vendin tonë duke thënë se ka vatra aktive edhe në veri të vendit.

10:26
Çeki/ Përplaset treni, humbin jetën 2 persona, 7 në gjendje të rëndë

Dy persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një treni në Çekinë Perëndimore.

10:16
Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 28-vjeçari. I sekuestrohet municioni luftarak

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga në pranga një 28-vjeçar, pasi gjatë kontrollit ushtruar në makinën e tij tip “Benz”  i është sekuestruar armë zjarri. Kontrolli i tij është bërë në kuadër të operacionit “Muzgu”, pas disa informacioneve që policia kishte marrë për qarkullimin e tij me armë.

10:03
Durrës/ Procedohet penalisht kapiteni 43-vjeçar nga Bari, shkaktoi ndotje të ujërave në terminalin e trageteve

Një 43-vjeçar nga Bari, Itali është proceduar penalisht për ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit.

10:02
I riu humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë 18-vjeçari/ Arrestohen edhe 5 persona, procedohen penalisht 2 të tjerë

Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.