Dyshja e protagonistëve të “Matrix”, Keanu Reeves e Carrie-Anne Moss ribashkohen pas 20 viteve: Është një miqësi shpirtërore (fotot)

30/11/2021 21:44

Ata janë ndoshta dyshja më simbolike në historinë e filmave fantastiko-shkencorë.

Por aktorët Keanu Reeves e Carrie-Anne Moss kanë treguar së fundmi me krenari për miqësinë e tyre të vjetër madje dhe “kiminë” mes tyre, në ekran dhe jashtë tij

Dy aktorët u shjfaqën duke u mbajtur te njëri-tjetri në kopertinën e revistës Entertainment Weekly para publikimit të serisë së re të serialit të famshëm, të quajtur “Matrix Resurrections”.

54 vjeçarja Carrie-Anne, qëndronte në foto prapa 57 vjeçarit Keanu, duke mbajtur dorën në supin e tij, teksa ai ishte ulur në karrige për pozën.

Aktorja e talentuar foli me lavde për miqësinë natyrale mes të dyve.

“Kemi kaluar këtë eksperiencë së bashku si partnerë, kjo është e vetmja mënyrë si mund ta përshkruaj këtë miqësinë tonë shpirtërore”, tha Carrie-Anne.

Filmi i parë i serisë u publikua në vitin 1999 dhe ishte menjëherë një sukses botëror me më shumë se $460milionë të ardhura nga shitjet.

Dyshja ka luajtur së bashku dhe në seritë pasuese si “Matrix Reloaded” dhe “Matrix Revolutions” të publikuara në 2003, para se seria e katër të dilte dy dekada më vonë.

Keanu – i cili luan rolin e robotit humanopid Thomas Anderson  – thotë se producentët e bindën dhe nuk mund të refuzonte rikthimin: “Janë njerëz me të cilët kishim punuar më parë dhe nuk u thonim dot ‘jo’. Ata kishin materialet e tyre që donin të realizonin dhe ne duam të japim gjithçka mundemi”, tha Reeves.

Kësaj here Keanu edhe në posterat promovues ka flokë të gjatë si personazhi i tij.

Matrix Resurrections – vjen me regji të Lana Wachowski – dhe pritet të dale në kinema më 22 dhjetor.

FOTO GALERI
1/6
Keanu Reeves e Carrie-Anne Moss kanë treguar së fundmi me krenari për miqësinë e tyre të vjetër madje dhe “kiminë” mes tyre

Top Channel