Piloti i Wingsuit Sebastian Alvarez është personi i parë në botë që arriti të fluturojë mbi kraterin e një vullkani aktiv.

Piloti 36-vjeçar, i veshur me një kostum të posaçëm fluturues, u hodh nga një aeroplan në drejtim të kraterit të vullkanit Vilarica në Kili.

Falë edhe veshjes speciale, piloti arrin të kontrollojë fluturimin e tij, duke u futur në vullkanin aktiv dhe duke dalë po me sukses prej tij.

Në fund të kësaj eksperience, ai ulet në tokë me ndihmën e një parashute.

Alvares po fluturonte me një shpejtësi tepër të lartë, rreth 180 km/h dhe arriti të futet deri në 10 metra në krater, para se të dilte prej tij.

Ai tregoi se ishte përgatitur prej 12 muajsh për një përvojë të tillë kaq ekstreme. Piloti tha se kishte studiuar gjithçka për vullkanin, presionin e ajrit dhe shpejtësinë e erës në zonë.

Ai gjithashtu realizoi llogaritje të shumta për t’u siguruar nëse do të ishte në gjendje të lëvizte si brenda dhe jashtë kraterit të madh vullkanik, me një diametër prej 200 metrash.

Top Channel